IKShP: Të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike të qëndrojnë në shtëpi

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës vazhdimisht u përkujton qytetarëve masat në mbrojtje të virusit COVID-19, i cili ka prekur edhe Kosovën. “Duke ju përmbajtur masave dhe rekomandimeve nga IKSHP ju mund ta parandaloni sëmundjen. Pa shtrëngim duarsh, pa përqafime, qëndroni në distancë nga njëri tjetri së paku 2 metra larg”, ka ripërseritur IKShP. […]
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës vazhdimisht u përkujton qytetarëve masat në mbrojtje të virusit COVID-19, i cili ka prekur edhe Kosovën.
“Duke ju përmbajtur masave dhe rekomandimeve nga IKSHP ju mund ta parandaloni sëmundjen. Pa shtrëngim duarsh, pa përqafime, qëndroni në distancë nga njëri tjetri së paku 2 metra larg”, ka ripërseritur IKShP.
Poashtu IKSHP apelon tek qytetarët të lani duart sa më shpesh më ujë dhe sapun.
“Ajrosja e shtëpisë dhe mbajtja e higjienës brenda shtëpisë dhe higjena personale janë shumë të rëndësishme për jetën e njeriut sidomos në këtë kohë të përhapjes së koronavirusit. Kur teshtini mbuloni gojën më gropëzen e bërrylit apo më faculetë. Të moshuarit dhe personat më sëmundje kronike të qëndroni në shtëpi”, ka porositur IKShP./Periskopi/












