IKSHP apel: Virusi s’ka këmbë, mos ia jepni këmbët e juaja për të na zënë

IKSHP apel: Virusi s’ka këmbë, mos ia jepni këmbët e juaja për të na zënë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje sërish qytetarëve që t’i respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së virusit Corona. Sipas IKSHPK-së, është fat që virusi nuk ka këmbë. Andaj, Instituti u apelon qytetarëve që mos të tregohen të pakujdeshëm dhe t’ia japin këmbët e veta këtij virusi. Ky është njoftimi […]

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje sërish qytetarëve që t’i respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së virusit Corona.

Sipas IKSHPK-së, është fat që virusi nuk ka këmbë.

Andaj, Instituti u apelon qytetarëve që mos të tregohen të pakujdeshëm dhe t’ia japin këmbët e veta këtij virusi.

Ky është njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

Virusi nuk ka këmbë!

Fat i madh që nuk ka këmbë me ecë!

Mos ia jepni këmbët e juaja sepse ia mundësoni me na nxënë!

NË MËNYRË RIGOROZE MBANI DISTANCËN SOCIALE PËR 2 METRA NGA NJËRI TJETRI!

Nëse nuk u përmbahemi masave të rekomanduara më herët nga MSh dhe IKSHPK për qëndrim në shtëpi, respektim të masave higjienike dhe të distancimit social, atëherë rrezikojmë të kemi përhapje komunitare.

TA PARANDALOJMË KËTË!

QYTETARË QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

1. IKSHPK, thekson se nuk ka vend për panik, por për kujdes të shtuar duke përsëritur rekomandimet:

• Shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes!

• Sa të jetë e mundur shmangni përshëndetjen me shtrëngim të duarve!

• Shmangni përqafimet dhe puthjet për aq kohë sa jeni në rrezik nga infeksionet respiratore!

• Lani shpesh duart, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!

• Lani duart porsa hyni në shtëpi!

• Lani duart para fillimit të përgatitjes së ushqimit!

• Lani duart pas përdorimit të tualetit!

• Lani duart sa më shpesh me ujë e sapun 20-30 sekonda, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!

• Evitoni përdorimin e tualeteve publike!

• Lani duart sa herë që teshtini apo kolliteni!

• Shmangni prekjen e fytyrës dhe mbuloni gojën dhe hundën me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Pastaj hudhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave!

• Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit!

• Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes!

• Mos frekuentoni ambientet mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz!

• Pini sa më shumë ujë, lëngje, çaj me limon!

Ju faleminderit për mirëkuptim!”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?