Hoti: Ne nuk kemi mundur të vazhdojmë partneritetin me një parti që rrezikon raportet me SHBA

Avdullah Hoti nga radhët e LDK’së tha se në takimin e fundit që jam takuar me Kurtin ia kam bërë me dije pozicionin e qartë se nuk mund të rrezikohet partneriteti me SHBA. Hoti tha se përveç vendimit të sotëm që mori Kurti e që ishte i ngutshëm sipas Hotit, LDK nuk ka mundur të […]
Hoti tha se përveç vendimit të sotëm që mori Kurti e që ishte i ngutshëm sipas Hotit, LDK nuk ka mundur të vazhdojë më tutje me dikë që është kundër bashkëpunimit me SHBA, përcjell Periskopi.
“Kemi pasur takimin e fundit me 12 mars që ja kemi bërë të qartë pozicionin tonë që për neve është e rëndësishme partneriteti jonë me SHBA, ai e ka marrë këtë me kohë këtë sms, vendim tepër i ngutshëm , thyrje e marrëveshjes, qeveria nuk është një person. Marrëveshja e koalicionit tregon. Ne nuk mund të rrezikojmë që të jemi me ta duke parë veprime të një pas njëshme që po e rrezikonte partneritetin me SHBA.”, tha Hoti në Rubikon












