HORROR: Mjekët në QKUK të shqetësuar, disa klinika nuk janë dezinfektuar fare

Institucionet e vendit vazhdimisht kanë bërë thirrje për dezinfektimin e hapësirave të ndryshme, e natyrisht edhe klinikave të QKUK-së. Kjo në mënyrë që të parandalohej sa më shumë përhapja e Koronavirusit të ri Covid-19. Por, në fakt vet Qendra Klinike Universitare e Kosovës nuk i ka të gjitha klinikat e dezinfektuara. Gazeta inFokus këto informata […]
Por, në fakt vet Qendra Klinike Universitare e Kosovës nuk i ka të gjitha klinikat e dezinfektuara.
Gazeta inFokus këto informata së pari i mori nga disa mjekë të cilët duke dashur të mbesin anonim i treguan inFokusit për këtë shqetësim të tyrin.
Gazeta inFokus, për këtë punë ka kontaktuar me zyrtarët e Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, të cilët i ka pyetur për vërtetësinë e kësaj informate dhe se si qëndron situata me dezinfektimin e klinikave.
Shpend Fazliu zëdhënës në SHSKUK i ka thënë inFokusit se QKUK p obën dezinfektimin në baza të rregullta në klinikat e vijës së parë, atyre me rrezikshmëri të lartë.
Ndërsa Klinika e Fiziatrisë ëhstë e pa dezinfektuar pasi nuk ka pacientë, por që edhe ajo do të bëhet shpejt.
“QKUK ka filluar dezinfektimit, ka kryer dhe po e kryen në baza rregullta në klinkat e vijës parë, emergjencë, mjekim intensiv, infektive, pediatri dhe pulomologji. Klinika këto me rrezikshmëri më të lartë. Do të bëhet dezinfektimi edhe në fiziatri, por për momentin kjo klinikë nuk ka pacientë. Pra, po dezinfektohen sipas prioriteteve”, ka thënë Fazliu.












