Heqja e taksës së pjesshme, Kurti tregon se cilat pika kufitare hapen sonte me Serbinë

Kryeministri Albin Kurti ka treguar se cilat pika kufitare do të hapen sonte nga ora 24:00 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pas vendimit për heqjen e taksës për lëndën e parë, transmeton Periskopi. Vendimi u votua sonte nga Qeveria, pa prezencën e ministrave të LDK’së. Ja shkrimi i Kurtit: U votua me 10 vota për dhe […]
Vendimi u votua sonte nga Qeveria, pa prezencën e ministrave të LDK’së.
Ja shkrimi i Kurtit:
U votua me 10 vota për dhe 2 abstenime Vendimi për të liruar nga tarifa 100% importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina.
Sonte, nga ora 24:00 do të hapen gjashtë pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, 1, 31, 3, 4, 5 dhe 6, për importimin e lëndës së parë. Kurse, deri më 1 prill Qeveria e Kosovës do të nxjerr një vendim tjetër për vënien e masave të reciprocitetit në vend të tarifës 100%.













