Haradinaj: I kemi pasur disa vërejtje rreth mocionit, kjo është përmbajtja

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka folur në RTK rreth mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti të nisur nga LDK. Ai ka folur rreth asaj se çfarë përmban ky mocion. “Thirrësi i mocionit e ka të drejtën që ta përshkruajë justifikimin, aq më tepër kur kemi të bëjmë me një partner të […]
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka folur në RTK rreth mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti të nisur nga LDK.
Ai ka folur rreth asaj se çfarë përmban ky mocion.
“Thirrësi i mocionit e ka të drejtën që ta përshkruajë justifikimin, aq më tepër kur kemi të bëjmë me një partner të koalicionit”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka shtuar se AAK i ka dhënë disa vërejtje, të cilat janë marrë parasysh.
“Ne i kemi pasur disa vërejtje rreth përmbajtjes, i kemi përmirësuar”, ka shtuar ai.
“Në mocion nuk figuron çështja e taksës, kryesisht ka të bëjë me prishjen e marrëdhënieve me SHBA dhe prishjet e raporteve mes partnerëve në qeveri”, theksoi Haradinaj.












