Geci: Kur hyp me e krasit lisin, mos i msho asaj dege ku je ti

Geci: Kur hyp me e krasit lisin, mos i msho asaj dege ku je ti

Gani Geci i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka sqaruar çështjen e votës së vajzës së tij deputete, Marigona Geci, kundër mocionit të nisur nga LDK-ja. Ai po ashtu ka thënë se Kurti e ka goditur shtyllën kryesore të partisë së Isa mustafës dhe është rrëzuar bashkë me të. “Ka qenë një keqkuptim, dhe deri […]

Ai po ashtu ka thënë se Kurti e ka goditur shtyllën kryesore të partisë së Isa mustafës dhe është rrëzuar bashkë me të.

“Ka qenë një keqkuptim, dhe deri sa është bërë sqarimi , ajo e ka nënshkruar si gjithë deputetët”.

“Kjo qeveri e ka rrëzuar vetveten”

“Tek ne në Drenicë është një fjalë e urtë popullore që thotë “kur dikush hyp me e krasit lisin, mos i msho asaj dege ku je ti”, dhe s’e kam besuar që Albini është kaq i pamençur politikisht dhe e ka goditur degën ku ka qëndruar. Ose ka dashur ta bëjë sepse nuk ka pasur fuqi t’i çojë përpara proceset e mëdha, por nuk e di, megjithatë nuk e besoj që është aq i pamençur që i ‘mshojë degës’  dhe të rrezohet me gjithë degën”.

“Për familjen tonë, kurrë, kurrë, kurrë votë prej neve, qofte edhe më i vogli prej nesh, edhe djali i djalit, edhe më i vjetri, harroni që votë PDK-së do t’i japim”.

“Veprimi i vajzës sime është i vullnetshëm kur është puna të votohet, por konsultimet mes nesh qëndrojnë”.

“Edhe qeveria e mëhershme është rrëzuar për shkak të taksës. Kurti e di sigurt që shtylla kryesore e LDK-së është Agim Veliu, pra e ka goditur shtyllën dhe ka rënë me të”.

“Një qeveri gjithëpërfshirëse, duke përfshirë edhe VV-në nuk do të ishte keq. Por ta rrezosh një ministër në këtë kohë, nuk mundem ta kuptoj”.

“Unë nuk jam që me PDK të jetë në një koalicion gjithëpërfshirës, por kjo ka për të ndodhur”.

“Familja ime nuk e voton asnjë qeveri kur përfshihet PDK-ja, është çështje personale”.

“VV ka bërë aq sa ka mundur, por problemi ka qenë pikërisht taksa”.

“Unë jam për që Kurti të shkojë të pushojë pak dhe të vijë dikush tjetër i VV-së dhe të vazhdojë koalicioni qysh ka qenë”.

“LDK nuk e ka bë këtë mocion për vete, por për Kosovën, për ruajtjen e marrëdhënieve të shkëlqyera me SHBA, me miqësi të përhershme me SHBA-në”, u shpreh Geci në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?