Flet Njeriu i Ekonomisë në Kosovë: Pasojat ekonomike nga Koronavirusi do të jenë të mëdha

Flet Njeriu i Ekonomisë në Kosovë: Pasojat ekonomike nga Koronavirusi do të jenë të mëdha

Shkaku i Koronavirusit, e gjithë bota po përballet me një ngadalësim të aktivitetit ekonomik – dhe nga një gjë e tillë rrezikohet përsëritja e Recesionit të vitit 2008, apo edhe më keq se kaq. Edhe në Kosovë, pasojat në ekonomi, sipas tyre, pritet të jenë të mëdha. Rritja ekonomike, thonë ata, do të jetë shumë […]

Edhe në Kosovë, pasojat në ekonomi, sipas tyre, pritet të jenë të mëdha. Rritja ekonomike, thonë ata, do të jetë shumë më e ulët krahasuar me parashikimet e bëra nga institucionet e vendit.

Qeveria e Kosovës, në buxhetin për vitin 2020, ka parashikuar një rritje prej 4,2 për qind.

Por, kjo rritje ekonomike e parashikuar nga Qeveria e Kosovës, sipas ekspertit të çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, nuk do të arrihet, pas gjendjes së krijuar nga koronavirusi i ri.

Gërxhaliu, thotë për Radion Evropa e Lirë se pasojat ekonomike nga kjo gjendje e cila është aktualisht në shumë vende të botës dhe në Kosovë, do të jenë të mëdha.

“Në aspektin global rritja ekonomike nga 2.8 për qind do të jetë e pamundur të arrihet… do të këtë diku afër 2 për qind (rritje). Edhe në Kosovë efektet do të jenë të tilla që rritja ekonomike do të jetë minore, por esenca është që të kemi një orientim ku mbështetet sektori privat që pasojat të jenë më të vogla”, thotë Gërxhaliu.

Ai shton se autoritetet e Kosovës duhet të tregohen të vëmendshme karshi kësaj situate në të cilën ndodhet vendi. Nëse sektori privat, shton Gërxhaliu, do të ballafaqohet me vështirësi, pasojat do t’i bartin edhe qytetarët, pasi që bizneset nuk do të mund t’i përmbushin obligimet e tyre nëse nuk do të kenë aktivitet ekonomik.

“Pasojat nga koronavirusi në aspektin ekonomik do të jenë të mëdha për faktin se Qeveria e Kosovës nuk e ka të qartë qasjen se si do të ballafaqohet me pasojat e kësaj krize. Në këtë drejtim kam dronë që sektori privat do të jetë ai që do të jetë më i atakuari”.

“Nëse do të kemi sektorin privat më të atakuarin, barra pastaj do të bie mbi qytetarët dhe në këtë drejtim, pastaj cila do të jetë qasja institucionale. Unë pajtohem që duhet të kemi kujdes që interesi për mbrojtjen e qytetarit është shumë më i madh se në biznes, por edhe sektorit privat duhet t’i gjenden mundësi të lehtësimit”, thotë Gërxhaliu.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?