Fëmija kalon shumë kohë para ekranit? Këto janë arsyet pse nuk duhet të ndiheni fajtorë

Fëmija kalon shumë kohë para ekranit? Këto janë arsyet pse nuk duhet të ndiheni fajtorë

Shumica prej nesh është rritur në një periudhë kur “koha e ekranit” nuk ishte një koncept. Shpesh prindërit e kanë të vështirë të mbajnë larg ekraneve të ndryshëm fëmijët e tyre Akademia Amerikane e Pediatrisë thotë se është brenda normave 1 deri në 7 orë në javë përpara televizorit apo video-lojërave. Fëmijët e duan ekranin. […]

Shumica prej nesh është rritur në një periudhë kur “koha e ekranit” nuk ishte një koncept. Shpesh prindërit e kanë të vështirë të mbajnë larg ekraneve të ndryshëm fëmijët e tyre

Akademia Amerikane e Pediatrisë thotë se është brenda normave 1 deri në 7 orë në javë përpara televizorit apo video-lojërave.

Fëmijët e duan ekranin. Nga ana tjetër, prindërit duket se gjejnë pak qetësi teksa fëmijët hutohen. Prapëseprapë, prindërit skuqen dhe ulin kokën kur pranojnë se janë të detyruar ta bëjnë këtë, sepse është e vetmja mënyrë që të merren me punë të tjera, siç është përgatitja e darkës.

Por nuk ka asnjë problem që fëmijët të shohin televizor dhe nëse e bëjnë shpesh, kjo mund të sjellë qetësi dhe gëzim në familje.

“Ne e dimë se shumica e fëmijëve që shohin televizor do të jenë mirë. Por prindërit që kanë fëmijë me çrregullime të sjelljes ose që vuajnë nga autizmi, kërkojnë një kujdes të veçantë.”- tha Anya Kamenetz, një korrespondente edukimi në NPR (radio publike private).

Problemi nuk është televizioni, por ajo që mund të zëvendësojë ai. Nëse ulja para televizionit kthehet në aktivitet fizik, atëherë po, problemet mund të shfaqen. Por një film vizatimor në ditë nuk do t’i hapë rrugë problemeve.

Kamenetz shpjegoi se zhvendosja e kulturës rreth kohës së ekranit nuk është rezultat i përdorimit të shtuar.

“Sot, fëmijët nuk shpenzojnë më shumë kohë para ekranit sesa në vitet ’80.”- tha ajo

Përkundrazi, turpi dhe hidhërimi buron nga ngritja e një kulturë prindërimi (plot me prindër të arsimuar dhe të pasur), e cila pret që nëna dhe babai t’u kushtohen intensivisht fëmijëve, këshillon Class.

Por vihet re se prindi po dembelizohet dhe fëmija nuk po angazhohet në aktivitete fizike. Kamanetz sugjeron që prindërit të shohin televizor me fëmijët sa më shpesh që të jetë e mundur. Kjo u jep mundësinë të diskutojnë me fëmijët karakteristikat e personazheve dhe t’i ndihmojnë ata të mbajnë qëndrime.

Televizioni u jep prindërve një shans për të kuptuar më mirë fëmijët e tyre.

Ky funksion shoqëror i televizionit, nuk ndihmon vetëm marrëdhënien me fëmijët e rritur (adoleshentë), por edhe lidhjen e fëmijëve me njëri-tjetrin. Interesi i përbashkët për shfaqjet televizive dhe filmat mund të ndihmojë në krijimin e marrëdhënieve dhe mund t’i kthejë situatat e reja apo të frikshme në diçka sociale për fëmijët.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar