Ekspertët: Koronavirusi ka shpëtuar dhjetëra mijëra njerëz që pritej të vdisnin nga ajri i ndotur

Dëmet e shkaktuara shëndetësore nga ajri i ndotur ka gjasa të mëdha që ta rris shkallën e vdekjeve nga infeksionet e koronavirusit, kanë thënë ekspertët. Ajri i ndotur njihet për dëmet që shkakton në mushkëri dhe në zemër dhe është përgjegjës për të paktën 8 milionë vdekje të parakohshme në vit, shkruan The Guardian, përcjell […]
Ajri i ndotur njihet për dëmet që shkakton në mushkëri dhe në zemër dhe është përgjegjës për të paktën 8 milionë vdekje të parakohshme në vit, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.
Ky dëmtim shëndetësor nënkupton se infeksionet respiratore, të tilla si koronavirusi, mund të kenë impakt më serioz në qytetet që kanë problem me ajër të ndotur.
Sidoqoftë, masat strikte të ngujimit në Kinë, ku koronavirusi shpërtheu, dhe në Itali, në kombin më të prekur në Evropë, kanë çuar në rënien e nivelit të ajrit të ndotur pasi që më pak makina po voziten dhe emisionet industriale po bien.
Një kalkulim preliminar nga një ekspert amerikan sugjeron që dhjetëra mijëra vdekje të parakohshme nga ajri i ndotur mund të jenë parandaluar në Kinë, shumë më shumë se 3 mijë e 208 vdekjet nga Koronavirusi.
Ekspertët kanë theksuar, sidoqoftë, se askush nuk mund të pretendojë që pandemia mund të jetë e mirë për shëndetin dhe se një studim përfundimtar duhet bërë ende.
Në veçanti, ata thanë, të tjera impakte indirekte të koronavirusit, për shkak të pagave të humbura dhe mungesës së trajtimit për sëmundjet e tjera, mund të jenë të mëdha.
Ndërsa ndotja urbane e ajrit ka rënë drastikisht në vendet në zhvillim, kuptimi i dëmeve të shkaktuara është rritur, dhe ajri i helmuar është rritur në novele ekstreme në vendet në zhvillim, si India. /Periskopi












