Ekspertët flasin për Depresionin e Madh Ekonomik: Çka ishte dhe si e pësuan njerëzit në atë kohë?

Ekspertët flasin për Depresionin e Madh Ekonomik: Çka ishte dhe si e pësuan njerëzit në atë kohë?

Për shkak të masave të Koronavirusit, ekonomia botërore ka ulur ndjeshëm aktivitetin e esaj dhe shumë ekspertë kanë thënë se një Recesion si ai i vitit 2008 duket në horizont, ndërkohë që së fundi është përmendur edhe ai që njihet si Depresioni i Madh. Depresioni i madh ishte një depresion global e i rëndë ekonomik […]

Depresioni i madh ishte një depresion global e i rëndë ekonomik që u shtri kryesisht gjatë viteve 30 dhe që nismën e pati pikërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në shumicën e vendeve, Depresioni i Madh nisi në vitin 1929 dhe zgjati deri në fund të viteve ’30, megjithëse në librat e historisë e keni mësuar datën 1929-1933.

Depresioni i Madh nisi në Shtetet e Bashkuara pas një rënieje të madhe në çmimet e stoqeve të aksioneve diku rreth 4 shtatorit të vitit 1929 dhe u përhap si lajm global me rënien e plotë të tregut të stoqeve më 29 tetor të vitit 1929 (e njohur si E marta e Zezë).

Prej vitit 2929 deri më 1932, GDP-ja kishte rënë për 15 për qind, që në krahasim me GDP-në botërore të në Recesionin e Madh të 2008-s ishte vetëm 1 për qind.

Depresioni i Madh pati efekte shkatërrimtare edhe në vendet e pasura por edhe në ato të varfrat. Të ardhurat personale, të hyrat nga taksat, përfitimet dhe çmimet ranë, ndërkaq tregtia botërore u reduktua për 50 për qind. Papunësia në ShBA u ngrit në 25 për qind, ndërsa në disa vende tjera të pasura deri në 33 për qind.

Shkaqet e Depresionit të Madh ekonomik janë ende shumë të debatuara por shumica përfshijnë sistemin e dobët bankar, mbiprodhimin, dhe politikat qeveritare.

Studiuesit kanë thënë që përgjatë Depresionit të Madh, 50 për qind e fëmijëve në botë nuk kishin pasur ushqim adekuat, e as strehim apo kujdes shëndetësor.

Gjatë viteve 30, mijëra shkolla operonin në orare të reduktuare apo ishin të mbyllura krejtësisht. Gati tre milionë fëmijë e kishin lënë shkollën. Pikërisht gjatë asaj kohe u bë e famshme dalje e njerëzve nëpër rrugë për të shitur molla, duke shmangur turpin e lypjes së thjeshtë. Vetëm në Nju Jork raportohet për 6 mijë shitës mollash.

Pikërisht gjatë viteve të Depresionit të Madh, ekonomisti John Maynard Keney mori popullaritet të madh pasi avokonte vazhdimisht për intervenimin qeveritar në ekonomi dhe për ndërrimin e politikave qeveritare. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?