Edhe AKR mbështet mocionin për rrëzimin e Qeverisë

Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit do ta votojë mocionin e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për rrëzimin e Qeverisë “Kurti” AKR përmes një njoftimi për media ka thënë se nuk do të qëndrojnë të vetmuar dhe se do ta përkrahin mocionin. ‘Kjo qeveri po e rrëzon veten në kohën më të keqe […]
Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit do ta votojë mocionin e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për rrëzimin e Qeverisë “Kurti”
AKR përmes një njoftimi për media ka thënë se nuk do të qëndrojnë të vetmuar dhe se do ta përkrahin mocionin.
‘Kjo qeveri po e rrëzon veten në kohën më të keqe të mundshme. Vendi ka nevojë për qeveri që iu shërben qytetarëve në këtë kohë krize ku po përballemi me pandemi botërore, e jo për qeveri që merren me kriza artificiale, me njëri- tjetrin’.
‘Eksperienca jonë gjatë muajve të fundit në Parlamentin e Kosovës nuk ka qenë fare e mirë. Ka munguar çdo kontakt (edhe human) me partitë qeveritare, (pos disa deputetëve të LDK-së)”.
“Behgjet Pacolli ka pranuar një telefonatë nga Isa Mustafa dhe ia ka prezantuar qëndrimin e AKR-së”, thuhet në komunikatë.












