​Buzët tona janë një nga të parat që tregojnë shenja të plakjes, por ne i injorojmë ato

​Buzët tona janë një nga të parat që tregojnë shenja të plakjes, por ne i injorojmë ato

Humbja e vëllimit dhe linjat rreth gojës janë disa nga shenjat më të hershme të plakjes. Ndryshime të shumta të buzëve ndodhin me moshën, pohon Macrene Alexiades, një dermatologe nga Nju Jork. Shumica e buzëve do të humbasin vëllimin me kalimin e kohës, por linjat dhe rrudhat gjenden më shpesh te duhanpirësit, ata me lëkurë […]

Humbja e vëllimit dhe linjat rreth gojës janë disa nga shenjat më të hershme të plakjes.

Ndryshime të shumta të buzëve ndodhin me moshën, pohon Macrene Alexiades, një dermatologe nga Nju Jork.

Shumica e buzëve do të humbasin vëllimin me kalimin e kohës, por linjat dhe rrudhat gjenden më shpesh te duhanpirësit, ata me lëkurë të zbehtë dhe ata me ekspozim të shtuar në diell.

“Linjat gjithashtu mund të jenë sipër buzës për shkak të lëvizjes së muskujve tek ata që pinë duhan”, thotë Macrene.

Dihet se kundër rrudhave në buzë përdoren serume që përmbajnë një derivat retinol, që rrit prodhimin e kolagjenit dhe zbeh njollat e errëta. Por, retinoli mund të jetë irritues nëse aplikohet drejtpërdrejt në buzë.

Lëkura rreth gojës suaj duhet të trajtohet në të njëjtën mënyrë si lëkura juaj. Një trajtim i shpejtë me laser mund të ndihmojë në trajtimin e rrudhave dhe pigmentimit rreth buzëve që nuk largohen me trajtime aktuale.

Laseri përmirëson tonin dhe strukturën e lëkurës dhe zvogëlon shfaqjen e rrudhave.

Jo të gjithë mbushësit e buzëve janë bërë me qëllim të zgjerimit të buzëve, si Kylie Jenner.

“Me moshën, kufiri i buzëve, e ashtuquajtura ‘kodrina e bardhë’ humbet përkufizimin e saj. Është më mirë ta trajtoni me mbushës për të rivendosur vëllimin dhe strukturën rreth gojës. Mjekimi i tepërt i kufirit të buzëve mund t’ju japë buzë si të rosakut, por trajtimet delikate ndihmojnë në rikrijimin e linjave,” thotë Joshua Zeichner, drejtor i kërkimeve klinike dhe kozmetike pranë Departamentit të Dermatologjisë ‘Mount Sinai’ në Nju Jork.

Zeichner vëren se nëse shqetësoheni më shumë me linjat dhe rrudhat, disa pika të botoksit gjithashtu mund të ndihmojnë në zbutjen dhe relaksimin e muskujve rreth gojës suaj.

Sidoqoftë, ekziston nj ë paralajmërim i vogël: “Ju nuk do të jeni në gjendje t’i ndrydhni buzët fort dhe mund të mos jeni në gjendje të pini me pip për disa muaj,”.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar