E shoqëruan vetëm tre veta, pastaj dezinfektuan rrugën: Momentet nga varrimi i burrit që vdiq nga koronavirusi

66 vjeçari nga Lushnja që ndërroi jetë një ditë më parë është dërguar për në banesën e fundit pak minuta më parë në varrezat e qytetit. Gazetari Maksi Rama raporton për abcnews.al se në ceremoninë e varrimit ishin të pranishëm vetëm tre persona. Ky është një precedent i pazakontë ky për traditën shqiptare, por i […]
66 vjeçari nga Lushnja që ndërroi jetë një ditë më parë është dërguar për në banesën e fundit pak minuta më parë në varrezat e qytetit.
Gazetari Maksi Rama raporton për abcnews.al se në ceremoninë e varrimit ishin të pranishëm vetëm tre persona.
Ky është një precedent i pazakontë ky për traditën shqiptare, por i bërë e detyrueshme nga kriza e koronavirusit.
Pas ceremonisë së varrimit, punonjësit e bashkisë kanë dezinfektuar hyrjen e varrezave të Lushnjes me qëllim minimizimin e çdo mundësie të shpërndarjes së virusit.












