E JASHTËZAKONSHME: Shkencëtarët australianë zbulojnë se si e lufton sistemi imunitar Koronavirusin

E JASHTËZAKONSHME: Shkencëtarët australianë zbulojnë se si e lufton sistemi imunitar Koronavirusin

Shkencëtarët në Australi kanë thënë se e kanë identifikuar mënyrën se si sistemi imunitar i trupit e lufton virusin Covid-19. Hulumtimi i tyre, i publikuar në revistën Nature gjatë ditës së sotme, tregon se njerëzit po shërohen nga virusi i ri ashtu siç do të shëroheshin nga gripi sezonal. Përcaktimi se cilat qeliza imunitare shfaqen […]

Hulumtimi i tyre, i publikuar në revistën Nature gjatë ditës së sotme, tregon se njerëzit po shërohen nga virusi i ri ashtu siç do të shëroheshin nga gripi sezonal.

Përcaktimi se cilat qeliza imunitare shfaqen pritet të ndihmojë po ashtu në zhvillimin e vaksinës, thonë shkencëtarët, raporton BBC, përkthen në shqip Periskopi.

Globalisht, janë më shumë se 160 mijë raste të konfirmuara me koronavirus dhe rreth 6 mijë e 500 vdekje.

“Ky (zbulim) është i rëndësishëm sepse është hera e parë se si sistemi ynë imunitar e lufton koronavirusin e ri,” ka thënë bashkëautorja e studimit, profesoresha Katherine Kedzierska.

Shumë ekspertë të tjerë e kanë vlerësuar studimin duke e quajtur të mahnitshëm.

Shumë njerëz janë shkruar nga Covid-19, që nënkupton se sistemi ynë imunitar me sukses mund ta luftojë virusin.

Por, për herë të parë, hulumtuesit kanë identifikuar katër tipe qelizash imunitare që u paraqitën në luftë kundër Koronavirusit.

Ato u observuan derisa po ndiqnin një pacient me simptoma të vogla të koronavirusit dhe pa sëmundje të tjera.

Një grua 47 vjeçare nga Wuhani i Kinës u shtrua në spitalin në Australi dhe u shërua brenda 14 ditësh.

Profesoresha Kedzierska i tha BBC-së se ekipi i saj e kishte ekzaminuar “krejt shkallën e përgjigjes imunitare” në rastin e kësaj pacienteje.

Tre ditë para se gruaja të niste të bëhej më mirë, qeliza specifike ishin vërejtur në qarkullimin e gjakut të saj. Në rastet e pacientëve me grip sezonal, të njëjtat qeliza po ashtu dukeshin para se të niste shërimi, ka thënë profesoresha Kedzierska.

“Ishim të mahnitur me rezultatet tona – dhe për faktin që mund t’i kapnim këto qeliza imunitare te pacientët e infektuar edhe para se të fillonte shërimi klinik,” – shtoi ajo.

Më shumë se dhjetëra shkencëtarë kishin punuar për katër javë që të jepnin këto rezultate.

Por, çka na hyn në punë kjo?

Identifikimi se kur qelizat imunitare veprojnë mund të ndihmojë në “parashikimin e kursit të virusit,” ka thënë profesori Bruce Thompson, dekan i Shkencave shëndetësore në Universitetin e Swinburne për Teknologji.

“Kur e dini se cilat përgjigjje po vijnë nga trupi mund të parashikoni se kur do të ndodh shërimi nga virusi,” i tha Prof.Thompson BBC-së, përcjell Periskopi.

Profesoresha Kedzierska tha se hapi i radhës për shkencëtarët ishte të përcaktonte se pse përgjigja imunitare ishte më e dobët në rastet më të këqija.

“Është kruciale që tash të kuptojmë se çka ka ndodhur me pacientët që vdiqën ose çka ndodh me ata me sëmundje më të rënda – në mënyrë që të mësojmë se si t’i mbrojmë ata,” tha ajo. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?