Drejtori i Spitalit te Gjakovës: I përzura Pal Lekajn e Teuta Haxhiun, iu thashë largohuni për 2 minuta

Drejtori i Spitalit te Gjakovës: I përzura Pal Lekajn e Teuta Haxhiun, iu thashë largohuni për 2 minuta

Drejtori i Spitalit Rajonal të Gjakovës, Hilmi Shala, mbrëmjen e së hënës i ka përzënë nga hapësirat e spitalit deputetët e AAK’së, Pal Lekajn dhe Teuta Haxhiun. Sipas tij, ata po e shfrytëzojnë këtë kohë për të bërë fushatë. Drejtori i spitalit ka folur për Express rreth kësaj vizite Vizita në Spitalin e Gjakovës duket […]

Drejtori i Spitalit Rajonal të Gjakovës, Hilmi Shala, mbrëmjen e së hënës i ka përzënë nga hapësirat e spitalit deputetët e AAK’së, Pal Lekajn dhe Teuta Haxhiun. Sipas tij, ata po e shfrytëzojnë këtë kohë për të bërë fushatë. Drejtori i spitalit ka folur për Express rreth kësaj vizite

Vizita në Spitalin e Gjakovës duket se nuk iu shkoi sic e kishin planifikuar. Pal Lekaj e Teuta Haxhiu, kishin shkuar aty pa e njoftuar fare udhëheqësin e këtij institucioni shëndetësor, Hilmi Shala.

Madje, sipas drejtorit, kjo vizitë ishte bërë vetëm pak minuta pas dezinfektimit të hapësirave të spitalit.

Shala ka folur për Gazetën Express rreth vizitës së deputetëve. Ai madje thotë se ka kërkuar nga deputetët që t’i lëshojnë hapësirat e spitalit me ultimatum.

“Kam apeluar të mos vijnë kot, e të na harxhojnë maska dhe mantilla. Kanë hyrë vetëm pak pasi është bërë dizenfektimi i hapësirave të spitalit, kanë ardhë dhe i kanë kontaminuar këto ambiente. Janë sjellë shumë vrazhdë me mua si drejtor, as nuk kanë pyetur se si është situata, vetëm kanë ardhur. Nuk kanë pasur nevojë të hyjnë brenda, kanë mundur të qëndrojnë edhe jashtë. Iu kam dhënë ultimatum që ta lëshojnë spitalin menjëherë për 2 minuta. Po e shfrytëzojnë këtë kohë për të bërë fushatë”, ka deklaruar Shala.

Ndërkohë, Shala ka treguar edhe për gjendjen e furnizimit me materiale shpenzuese në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

“Furnizimi është në rregull, gjendjen e kemi nën kontroll. Ka pasur raste të dyshuara, por kanë dalë negative. Qytetarët kanë bërë teste, disa nga ta vullnetarisht kanë kërkuar që t’i bëjnë analizat, pasi edhe po e përziejnë me gripin sezonal, sepse simptomat janë si të njëjta”, ka thënë Shala.

Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se në vendin tonë aktualisht janë 16 raste të konfirmuara me Covid-19, duke bërë të ditur se rastet e fundit janë ato të mesnatës së 17 marsit.

7 raste janë nga fshati Stubëll e epërme e Vitisë, 4 raste nga Malisheva dhe një rast nga komuna e Klinës, një nga Prizreni, një nga Podujeva, Prishtina e Obliqi.

Ndërsa bëhet e ditur se aktualisht janë duke u testuar 271 mostra të dyshimta.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?