Digjet një makinë afër Qendrës së Studentëve në Prishtinë

Një makinë është kapluar nga zjarri pranë qendrës së studentëve në Prishtinë. Qytetarët nga vendi i ngjarjes kanë tentuar ta shuajnë zjarrin, por nuk rezultoi me sukses, raporton Periskopi. Pak minuta më vonë, në vendin e ngjarjes mbërriti Policia e Kosovës dhe Zjarrfikësit të cilët po intervenojnë për ta shuar zjarrin. Raportohet se nuk ka […]
Një makinë është kapluar nga zjarri pranë qendrës së studentëve në Prishtinë.
Qytetarët nga vendi i ngjarjes kanë tentuar ta shuajnë zjarrin, por nuk rezultoi me sukses, raporton Periskopi.
Pak minuta më vonë, në vendin e ngjarjes mbërriti Policia e Kosovës dhe Zjarrfikësit të cilët po intervenojnë për ta shuar zjarrin.
Raportohet se nuk ka persona të lënduar./Periskopi/












