Dhuna në kohën e karantinës: Burri dhunon gruan në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë arrestuar një burrë në Prishtinë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht gruan e tij. Rastet e dhunës ishin mjaft të shpeshta edhe pa vet-izolimin e kërkuar nga qeveria, por pritet të shtohen edhe më shumë pas saj. Viktima ka pranuar trajtim […]
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Ankuesja femër kosovare raporton se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, shkruhet në njoftim të policisë.
Nuk dihet nëse viktima dhe agresori tashmë janë kthyer në të njëjtën shtëpi siç ndodh zakonisht.












