Delegacioni boksit arrin në Prishtinë, dërgohen në karantinë tek Qendra e Studentëve në Prishtinë

Delegacioni boksit arrin në Prishtinë, dërgohen në karantinë tek Qendra e Studentëve në Prishtinë

Delegacioni i boksit është kthyer para pak çastesh nga Londra në Prishtinë, me aeroplanin privat të ish-zëvendës kryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli.Ekipi i boksit ndodhej në Londër, ku po merrte pjesë në turneun kualifikues evropian për Lojërat Olimpike Tokio 2020, por që organizatori vendosi të hënën të pezullojë garat shkaku i përhapjes së koronavirusit Covid-19. […]

Delegacioni i boksit është kthyer para pak çastesh nga Londra në Prishtinë, me aeroplanin privat të ish-zëvendës kryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli.Ekipi i boksit ndodhej në Londër, ku po merrte pjesë në turneun kualifikues evropian për Lojërat Olimpike Tokio 2020, por që organizatori vendosi të hënën të pezullojë garat shkaku i përhapjes së koronavirusit Covid-19.

bashkëpunimit të presidentit të KOK-ut, Besim Hasani me ministren për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi, të ndihmuar nga zëvendëskryeministri Abdullah Hoti dhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku, u gjet zgjidhja që falë humanitetit të Behgjet Pacollit, të ndihmuar edhe nga ish-ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Sir Alan Duncan, të bëhet kthimi emergjent i delegacionit të boksit në Kosovë.Delegacioni tani është duke u dërguar për në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ku do t’iu bëhen testet nëse janë të infektuar me koronavirus, ndërsa iu është thënë se do të mbyllen në karantinë 14 ditë.

“Sapo kemi arritur dhe tani jemi rrugës për në Menzën e Studentëve në Prishtinë, ku do të të na bëhen testet. Po ashtu, na është thënë se do të qëndrojmë aty për 14 ditë në karantinë”, thekson zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, për faqen zyrtare të Komitetit Olimpik të Kosovës.Demolli ka vlerësuar lartë përkushtimin e madh të KOK-ut dhe Qeverisë, si dhe humanitetin e ish-kryeministrit, Behgjet Pacolli.“Kemi udhëtuar si të ishim presidentë të SHBA-ve. Faleminderit presidentit të KOK-ut, Besim Hasani, MKRS-së, Qeverisë, që na siguruan udhëtimin me aeroplanin privat të humanistit të madh Behgjet Pacolli, të cilit përherë do t’i jemi mirënjohës. Gjithçka është kryer brenda 12 orëve. Faleminderit të gjithëve që na sollën pranë familjeve tona”, ka shtuar Demolli.E lumtur që u kthye në vendlindje është edhe boksierja Donjeta Sadiku, e cila kishte fituar një luftë në turneun kualifikues, ndërsa në të dytën nuk arriti të garojë shkaku i pezullimit të garave.“Faleminderit të gjithëve, veçanërisht Behgjet Pacollit. Do t’ia dimë për nderë që na mundësoi të kthehemi në mënyrën më të mirë të mundshme. Po ndihemi shumë më mirë. Tani po na dërgojnë në Menzën e Studentëve për të na kontrolluar”, theksoi ajo.Ekipi i boksit u përfaqësua me katër boksierë dy trajnerë dhe një zyrtarë në turneun kualifikues evropian Olimpik “Tokio 2020”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?