Çitaku reagon ndaj BE-së pasi ndau 7.5 milionë euro për Serbinë dhe vetëm lëvdata për Kosovën

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka reaguar pas shpërndarjes së lajmit se Bashkimi Evropian i ka ndarë 7.5 milionë euro ndihma për Serbinë në luftën kundër koronavirusit. Në të njëjtën kohë kur Bashkimi Evropian Serbisë ia ndau 7.5 milionë euro, shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova duartrokiti dhe […]
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka reaguar pas shpërndarjes së lajmit se Bashkimi Evropian i ka ndarë 7.5 milionë euro ndihma për Serbinë në luftën kundër koronavirusit.
Në të njëjtën kohë kur Bashkimi Evropian Serbisë ia ndau 7.5 milionë euro, shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova duartrokiti dhe dha lëvdata për ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe ambasadorja Çitaku.
“Solidariteti i BE-së, veprime, jo fjalë”.
“Këto dy cicërima, e thonë të gjithën”, ka shkruar Çitaku në Twitter.













