Berisha i shkruan Kurtit, kërkon mbështetje për komunitetin egjiptian

Deputeti nga radhët e komunitetit egjiptian, Veton Berisha, ka kërkuar nga kryeministri Albim Kurti që të marrë masa të menjëhershme për të ndihmuar këtë komunitet. Ai në një letër drejtuar Kurtit thekson se komuniteti egjiptian “jo vetëm se ballafaqohet me mbrojtje nga virusi CoVID-19, por ballafaqohet edhe me ekzistencën socio-ekonomike dhe atë higjienike ” Më […]
Deputeti nga radhët e komunitetit egjiptian, Veton Berisha, ka kërkuar nga kryeministri Albim Kurti që të marrë masa të menjëhershme për të ndihmuar këtë komunitet.
Ai në një letër drejtuar Kurtit thekson se komuniteti egjiptian “jo vetëm se ballafaqohet me mbrojtje nga virusi CoVID-19, por ballafaqohet edhe me ekzistencën socio-ekonomike dhe atë higjienike ”
Më poshtë letra e tij e plotë:
Letër Kryeministrit z. Albin Kurti
Sot i dërgova letër informuese kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Albin Kurti për gjendjen e komuniteteve Egjiptian dhe Ashkali me c’rast kërkuam mbështetje të menjëhershme për familjet në nevojë nga komunitetet Egjiptian dhe Ashkali.
Ne vazhdim e gjeni letrën dërguar kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Kurti.
Mbesim me shpresë të hasë në mirëkuptim…!
“Partia Liberale Egjiptiane fton Kryeministrin z. Kurti të ju ndihmon komuniteteve Egjiptian
Prishtinë , 20 mars 2020
I nderuari Kryeministër i Republikës së Kosovës z. Kurti
Më lejoni që përmes kësaj shkrese të ju drejtohem edhe njëherë dhe shpresoj që kjo ftesë e imja dhe e komuniteteve Egjiptian dhe Ashkali të përfundon me mbështetjen tuaj ndaj komunitetit tim i cili jo vetëm se ballafaqohet me mbrojtje nga virusi CoVID-19, por ballafaqohet edhe me ekzistencën socio-ekonomike dhe atë higjienike .
Me datën 14 mars, nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, ju bëra thirrje me kërkesë që te i dilni në ndihmë komunitetit Egjiptian por për fat të keq kjo deri sot nuk ka ndodhur përveç ndihma nga disa individ dhe shoqata të cilat nuk ja dalin dot të i mbulojnë të gjitha familjet me nevojë për shkak të numrit të larte të atyre që kanë nevojë .
Unë si përfaqësues politikë i këtij komuniteti kam pranuar shumë mesazhe shqetësuese dhe ata janë në një situatë e cila jo vetëm që nuk kanë kushte për higjienë por as nuk kanë ushqim dhe si rezultat i kësaj situate 99% të komunitetit Egjiptian janë të pa punësuar e pa të ardhura dhe kjo ka shkaktuar panik sepse ata nuk mund të mbijetojnë në këtë izolim shtëpiak.
Ju ftoj që të ndermirin hapa të menjëhershme për ta ndihmuar komunitetin Egjiptian sepse ju keni përgjegjësi si Kryeministër i Kosovës që të gjithë shtetasit e Kosovës të trajtohen dhe mbrohen sipas nevojave të tyre dhe ku të gjithë pa dallim meritojnë të jetojnë të barabartë në ketë situatë të izolimit në Kosovë .
Me respekt,
Veton Berisha
Deputet i Kuvendit të Kosovës
Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane












