Ardian Gjini detyrohet të ndërhyjë me polici për qytetarët që dolën në qytet: Thotë se po i rrezikojnë edhe të tjerët

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë se janë të detyruar që të ndërhyjnë me polici për shkak të numrit të madh të qytetarëve që kanë dalur në Shkugëz. Ai ka shkruar se nuk është pushim vjetor e as ndonjë festë, dhe se sipas tij qytarët po tregojnë injoracë të skajshme. “Por nuk […]
Ai ka shkruar se nuk është pushim vjetor e as ndonjë festë, dhe se sipas tij qytarët po tregojnë injoracë të skajshme.
“Por nuk jemi në pushim vjetorë e as në ndonjë festë! Sot jemi detyruar të intervenojmë me polici për shkak të numrit të madh të qytetarëve të koncentruar në Shkugëz.”, ka shkruar ai.
Reagimi i tij i plotë:
Të dashur qytetarë,
Për shkak të rrezikut të drejtpërdrejtë dhe shumë të lartë që secili prej nesh të infektohet me koronavirus, shteti ka vendosur që të mbyllen shkollat dhe shumë institucione tjera.
Por nuk jemi në pushim vjetorë e as në ndonjë festë!
Sot jemi detyruar të intervenojmë me polici për shkak të numrit të madh të qytetarëve të koncentruar në Shkugëz.
Kjo sjellje e disa njerëzve është skajshëm e papërgjegjshme kundrejt familjeve të tyre dhe qytetarëve tjerë. Kjo është injorancë e skajshme.
Distancimi social është e vetmja mënyrë për ta shmangur një të keqe edhe më të madhe.
Shteti është i detyruar të veprojë kundër një numri njerëzish që në mënyrë kaq të papërgjegjshme e rrezikojnë vetveten dhe tjerët.












