Analisti: Fshatrat e prekura nga Koronavirusi po rënkojnë për teste, Kurti ia bëri vetes dhe komplet stafit

Analisti dhe gazetari i njohur kosovar, Parim Olluri, ka bërë një postim pas konfirmimit të informacionit të Agim Veliut se Albin Kurti me krejt stafin e tij ishin testuar për koronavirus. Olluri e ka cilësuar me të drejtë një veprim të tillë si “abuzim me pushtetin” pasi që as Kurti dhe as stafi i tij […]
Olluri e ka cilësuar me të drejtë një veprim të tillë si “abuzim me pushtetin” pasi që as Kurti dhe as stafi i tij nuk kishin as simptoma e as kontakte me njerëz të infektuar.
Së fundi, zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu njoftoi se të gjithëve rezultatet iu kishin dalë negative, shkruan Periskopi.
Gazetari Olluri e nis statusin e tij duke përmendur emrat e disa prej fshatrave të prekura, banorët e të cilave janë ankuar se nuk po testohen.
Më poshtë e keni statusin e plotë të tij:
Stublla, Bubaveci, Panorci, Dumnica e shume fshatra tjera te prekura nga CoronaVirusi jane kah renkojne qe nuk po iu behen testet.
Por, per Qeverine Kurti primare qenka berja e analizave per kryeministrin dhe komplet stafin e tij, perkunder qe nuk kane shfaqur asnje simptome.
Ky eshte abuzim me pushtetin.












