Analistët: Kurti nuk do ta pranojë ofertën e Mustafës, e ka kalkuluar me kohë këtë situatë

Deklarata e Agim Veliut se duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme për epideminë koronavirus, i ka kushtuar atij me shkarkim nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Adiminstratës Publike. Këtij shkarkimi nuk mundi të i bëjë ballë LDK, dhe ka vendosur të i mbledhë nënshkrimet për mocionin e mosbesimit për këtë qeveri. Kjo […]
Këtij shkarkimi nuk mundi të i bëjë ballë LDK, dhe ka vendosur të i mbledhë nënshkrimet për mocionin e mosbesimit për këtë qeveri.
Kjo sipas Mustafës është një tradhti për shkak se Kurti shkeli marrëveshjen e koalicionit. Në vargun e gabimeve që sot Mustafa ia ka njehur Kurtit është edhe mos heqja e tarifës dhe prishja e raporteve me SHBA.
Mustafa gjatë ditës së sotme, megjithatë i ka dhënë një shans vazhdimit të kolicionit qeverisës me partinë e Albin Kurtit.
Mustafa ka kërkuar që kryeministri t’i kërkoj falje për veprimet, të heq taksën dhe ta anuloj vendimin për Veliun nëse dëshiron ta ketë në bashkëqeverisje LDK.
E për këtë ofertë të fundit analistët thonë se është e vështirë që Kurti ta pranojë. Ata vlerësojnë se Albin Kurti e ka menduar mirë këtë punë, para se ta marrë vendimin për shkarkimin e Veliut.
Sipas analistit politik Shkodran Ramandani, Kurti ka qenë I informuar se nëse nuk hiqet taksa, LDK do ta prishë këtë koalicion.
“Nuk besoj qe zoti Kurti do ta pranojë ofertën e LDK-se sepse Kurti e ka kalkuluar mirë këtë veprim para se ta bëjë. Ai ka qenë i informuar nga vetë Mustafa se LDK-ja do ta prishë Qeverinë në rast se nuk hiqet pa kushte tarifa. Kësisoj Kurti i parapriu kësaj dhe vete e goditi koalicionin, duke shkarkuar njërin nga njerëzit kryesore të LDK-së. Për të qenë pak më optimist, Kurti ndoshta mund të pranojë njërin nga kushtet, por jo në tërësi.”, ka shtuar Ramadani.
Tutje ai ka thënë se më shumë ekziston mundësia të rrëzohet qeveria se sat ë bien këto dy parti në ujdi.
“Mund te pranoje qe ta heqë tarifën, por jo ta kthejë zotin Veliu në MPB. Këtë zor që pranon LDK-ja duke marrë parasysh relevancën e Veliut në këtë parti. Kurti do të duhej të hiqte tarifën qysh në fillim për të shmangur krejt këtë kaos politik në këtë kohë alarmante me pandeminë, por nuk bëri kështu dhe nuk pres që ai të reflektojë pozitivisht pas ofertës së LDK-së. Ai nuk u përton polarizimeve e tensioneve. Është situata e tij e parapëlqyer. Prandaj konsideroj se më shumë gjasa ka që të rrëzohet Qeveria sesa të bien në ujdi LVV dhe LDK.”
Ndërkaq analisti Faton Abdullahu thotë se nëse vazhdojmë kështu të sillem me SHBA do të përfundojmë pa dinjitetshëm.
Abdullahu tha se Kosova nuk mund të mbijetoj pa raportet e mira me SHBA
“Unë jam i bindur se Albin Kurtin nuk mund ta korruptoj askush. Por edhe më shumë jam i bindur se nuk ka korrupsion më të madh politik dhe jo vetëm, se sa ftohja e raporteve tona me SHBA-n.Kurti është flamurtar i këtij korrupsioni më të dëmshëm në njëzet vitet e fundit në Kosovë. Kurti e ka zyrtarizuar këtë qeverisje korruptive. Nisur nga kjo logjik, ai, ashtu si deri më sot, do të vazhdoj të kujdeset që të jetë i dinjitetshëm në politikë, qoftë edhe me faktin se krejt Kosovën do ta sjell në pozitë të padinjitetshme. E ne të gjithë, nëse prishim raportet me SHBA-n, ashtu si ka vazhduar Kurti, do të përfundojmë të padinjitetshëm.Unë jam i bindur se Kurti jeton fuqishëm nuk mbijeton, por jam edhe më i bindur se Kosova nuk mbijeton pa raportet e mira më SHBA-n.”, tha ai për Periskopin.
Abdullahu thotë se duke njohur karakterin e Kurtit një ofertë të tillë nuk do ta pranojë , e që sipas tij kjo e fundit nuk është as ofertë e sinqertë. Sipas tij kjo qeveri po vazhdon të luaj me fatin e jetës së qytetarëve.
“Ky egocentrizëm metafizik pa vibrimin dialektik dhe politik, prej njeriu që nuk ka lexuar shumë, por që mban mend shumë nga ato pak që ka lexuar, do ta determinoj përgjigjen negative ndaj ofertës së re të LDK-së. Fundja as oferta e re e LDK-së nuk është ofertë as e sinqertë as thirrje përmbajtësore për unitet dhe tejkalim të situatës, por është përpjekje për tu dezinfektuar politikisht nga virusi antiamerikan të cilën ajo e mori pse i lau duart nga rugovizmi si koncept politik properëndimor. Krejt kjo nuk është krejt, nëse nuk thuhet se interesat klanore e partiake të LV dhe LDK-së janë aq hamshorë sa që po harrohet qëllimshëm situata e jashtëzakonshme e krijuar me coronavirus. Kjo qeveri po luan edhe me fatin e jetës së qytetarëve të Kosovës edhe me fatin e Kosovës. E pandershme”, ka shtuar ai për Periskopin.












