Amerika vazhdon të kërkojë ‘heqjen e plotë të taksës’, Qeveria pa ide

I dërguari i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka qenë vazhdimisht më i zëshmi në kërkesën për heqjen e tarifës ndaj mallrave të importuara nga Serbia – dhe këtë kërkesë e ka përsëritur edhe zëdhënësi i tij Dick Custin, sërish. Koronavirusi e zuri Qeverinë e Kosovës në një ngatërresë të shumëfishtë. Kërcënimet […]
Koronavirusi e zuri Qeverinë e Kosovës në një ngatërresë të shumëfishtë. Kërcënimet serioze amerikane nga Richard Grenell, i biri i presidentit Donald Trump dhe dy senatorë republikanë u pasuan nga kthimi i shpinës që i bëri BE-ja kryeministrit Kurti.
Në një letër dërguar atij, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell kërkoi nga Kurti që ta hiqte plotësisht tarifën. Kurti deri atëherë kishte shpresuar se të paktën BE-ja do ta mbështeste në veprimet e tij të papërgjegjshme.
E përplasjet për taksën kanë vazhduar edhe mes koalicionit qeveritar: LDK ka kërkuar troç heqjen e plotë të saj sipas kërkesës së ShBA-ve dhe BE-së, e VV me kryetarin Kurti e ka akuzuar LDK-në për mos-heqjen ndaj mallrave të lëndës së parë më 15 mars, shkruan Periskopi.
Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme është shprehur sërish edhe zëdhënësi i Richard Grenell, Dick Custin.
“Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara mbetet që tarifat duhet të hiqen plotësisht,” – ka përsëritur ai.
Ndërkohë që Qeveria e Kosovës vazhdon të mos ketë asnjë ide mbi mënyrën se si do t’i shpëtojë marrëdhëniet tona me ShBA-në. /Periskopi












