Ambasadori gjerman Heldt i kënaqur që kryeministri Kurti ka lënë fjalët populiste në kohë Koronavirusi

Ambasadori gjerman Christian Heldt së fundi ka shkruar një status në profilin e tij zyrtar në Twitter e në të cilin shpreh kënaqësinë e tij që Qeveria e Kosovës e drejtura nga Albin Kurti ka lënë fjalët populiste, të paktën gjatë periudhës së Koronavirusit. “Shenjë e mirë që veprimi serioz qeeritar tash po shfaq vlerën […]
“Shenjë e mirë që veprimi serioz qeeritar tash po shfaq vlerën e vet kundër retorikës populiste, çdokund.” – shkroi z.Heldt.
Më tej, ambasadori përshëndeti punën e qeverisë, dhe të gjithë të përfshirëve në betejën kundër Covid-19shit, shkruan Periskopi.

“Falemnderit stafit mjekësor, forcave të rendit dhe të gjithë atyre që po ndihmojnë. Vazhdoni të punoni mirë dhe qëndroni të sigurt.” – vazhdoi ai fjalën e tij. /Periskopi












