Albin Kurtit i del kundër edhe mbështetësi më i madh i tij: Të hiqet taksa ndaj Serbisë menjëherë

Albin Kurtit i del kundër edhe mbështetësi më i madh i tij: Të hiqet taksa ndaj Serbisë menjëherë

Gazetari nga diaspora jonë, Enver Robelli, që njihet edhe si mbështetës i madh i kryeministrit Albin Kurti, ka kërkuar që të hiqen tarifat ndaj Serbisë dhe Bosnie e Hercegovinës “pa humbur asnjë minutë”. Z.Robelli ka deklaruar se tashmë çështja e marrëveshjes së Kosovës me Serbinë nuk “përfiton pothuaj asgjë” presidenti amerikan Donald Trump – duke […]

Gazetari nga diaspora jonë, Enver Robelli, që njihet edhe si mbështetës i madh i kryeministrit Albin Kurti, ka kërkuar që të hiqen tarifat ndaj Serbisë dhe Bosnie e Hercegovinës “pa humbur asnjë minutë”.

Z.Robelli ka deklaruar se tashmë çështja e marrëveshjes së Kosovës me Serbinë nuk “përfiton pothuaj asgjë” presidenti amerikan Donald Trump – duke pasur për referencë zgjedhjet amerikane presidenciale të 6 nëntorit.

Më tej, gazetari në fjalë shkruan edhe se Vetëvendosje nuk mund të ketë tjetër partner përveç LDK-së. Kujtojmë që ditët e fundit LDK-ja dhe Vetëvendosje janë përplasur ashpër me njëra tjetrën. Partia që drejtohet nga Isa Mustafa ka kërkuar heqjen e plotë dhe të menjëhershme të taksës, ndërkaq kryeministri Kurti ka fajësuar pikërisht LDK-në për mos-heqjen graduale të tij.

Ndërkohë që në javën e kaluar, edhe Bashkimi Evropian me anë të Përfaqësuesit të Lartë Josep Borrell i ka kërkuar heqjen e plotë të tarifës kryeministrit Kurti – edhe pse ky i fundit kishte shpresuar në një aleancë me BE-në pas kërcënimeve të shumta nga ShBA-ja.

Më poshtë keni statusin e plotë të z.Robelli:

Kryeministri i Kosovës duhet menjëherë, pa humbur asnjë minutë, të marrë vendim për heqjen e tarifave ndaj prodhimeve serbe dhe të Bosnjës. Për shkak të zhvillimeve të fundit si pasojë e virusit korona, prodhime nga këto dy vende nuk do të hyjnë në masë të madhe në Kosovë, por edhe nëse hyjnë është përgjegjësi e secilit qytetar po qe se do të blejë gullashë e biskota nga Serbia. Zgjedhjet parlamentare në Serbi është e mundshme që do të shtyhen. Rrjedhimisht, edhe planet për marrëveshje të shpejtë mes Kosovës e Serbisë, siç e kanë menduar ustallarët politikë dhe lobistët proserbë, nuk ka shans të bëhen realitet. Kriza me virusin korona e vë Donald Trumpin para sfidave shumë më të mëdha. Nga një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë ai nuk përfiton pothuaj asgjë. Amerikani i thjeshtë tash pyet: si po e menaxhon presidenti sfidën me koronavirusin. Korona apo Kosova – amerikani në Corn Belt, në arat e Perëndimit Qendror, nuk e ka hall Kosovën kur të vendosë nëse do të votojë për Trumpin apo jo. – Lëvizja Vetëvendosje duhet të kuptojë një gjë: përveç LDK-së partner tjetër për ta çuar Kosovën drejt përparimit nuk ka. Rrjedhimisht, koha për veprim është tash. Nuk është kohë për azgani qesharake, as për lojëra parapolitike, as për kalkulime me zgjedhje të parakohshme.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?