Agim Veliu: Duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu ka reaguar menjëherë pas kundërshtimit të qeverisë Kurti për mos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Veliu për këtë cështje ka kundërshtuar zv.kryeministrin Abazi ku theksoi se ajo çfarë është kërkuar nga presidenti Thaçi është ekstreme. Ai tha se gjendja është e rëndë në Kosovë dhe se gjendja duhet […]
Veliu për këtë cështje ka kundërshtuar zv.kryeministrin Abazi ku theksoi se ajo çfarë është kërkuar nga presidenti Thaçi është ekstreme.
Ai tha se gjendja është e rëndë në Kosovë dhe se gjendja duhet të shpallet e jashtëzakonshme, përcjell Periskopi
“Pikë së pari qeveria nuk ka mbajtur mbledhje që të vendos për këtë çështje, sot është mbajtue Këshilli i Sigurisë Kombëtare, situata në Kosovë është serioze dhe se numri I të prekurve p rritet dhe se institucionet duhet të arrin masat sa më shpejtë. Unë personalisht jam që të ndërmerren të gjitha masat në mënyrë që të mbrohemi. Nuk është këtu çështja këtu a jemi më kryeministrin a presidentin por duhet të jemi sa më të organizuar, nuk është koha e kapriceve se a duhet të domino mendimi i tij a po i këtij, sepse ne jemi në shërbim të Kosovës. Po duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme”, tha ai në Klan Kosovë.












