Abelard Tahiri: Nuk është hera e parë që Albin Kurti dezerton

Abelard Tahiri: Nuk është hera e parë që Albin Kurti dezerton

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai ka shkruar se kryeministri po dezerton, ndaj përgjegjësive, raporton Gazeta Blic. “Qeveria e tij ka qenë e destinuar të dështojë shpejt sepse ai kurrë s’e ka marrë seriozisht përgjegjësinë për të shërbyer ndaj vendit”, ka shkruar ai. Reagimi i plotë: Nuk është […]

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka shkruar se kryeministri po dezerton, ndaj përgjegjësive, raporton Gazeta Blic.

“Qeveria e tij ka qenë e destinuar të dështojë shpejt sepse ai kurrë s’e ka marrë seriozisht përgjegjësinë për të shërbyer ndaj vendit”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Nuk është hera e parë që Albin Kurti dezerton përballë përgjegjësisë.

Qeveria e tij ka qenë e destinuar të dështojë shpejt sepse ai kurrë s’e ka marrë seriozisht përgjegjësinë për të shërbyer ndaj vendit.

Por kjo zhbërje e qeverisë së tij, po ndodhë në mënyrën perfide. Pikërisht në kohën kur uniteti e përgjegjësia për menaxhimin dhe parandalimin e virusit që po përhapet globalisht, kanë qenë më së të nevojshme, Albin Kurti dezertoi me paramendim përballë kësaj përgjegjësie. Por jo pa pasoja. Vetëm 45 ditë në detyrë, e me një bilanc rekord negativ.

E trumbetoi vetën si kryeministër premtues, e përfundoi si kryeministër mashtrues, me veprime tinëzare deri në momentin e fundit. E gjeti Kosovën më mirë se ç’është sot, e u kujdes ta lë më keq se çka qenë dje. Çorientoi institucionet. Largoi investitorët e huaj.

Prishi raportin special me SHBA-në.

Testoi daljen në det të Serbisë përmes Kosovës dhe të gjitha këto në kohë rekord. Por nuk nxori asnjë ligj, as një akt, as një vendim a veprim zhvillimor që lehtëson jetën e qytetarëve, veçse i mbuloi dështimet me akrobacione demagogjike.

Prandaj, ky dezertim me paramendim, është thellim i krizës e dyfishim i panikut. Kjo është e pafalshme për dikë që ka marrë besimin e qytetarëve për të qeverisur e i lë në baltë pikërisht kur duhet t’iu dalë në ndihmë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?