Abdixhiku: Autobusi nga Italia po vinte ilegalisht në Kosovë, është kthyer prapa në Kroaci

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi që një autobus me kosovarë ishte nisur nga Italia për në Kosovë. Ai ka thënë se autobusi është kthyer prapa dhe se ishte nisur ilegalisht për në Kosovë, shkruan Periskopi. “Sot jemi njoftuar për nisjen e një autobusi me udhëtarë nga Italia për në Kosovë. Nisja ishte […]
Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi që një autobus me kosovarë ishte nisur nga Italia për në Kosovë.
Ai ka thënë se autobusi është kthyer prapa dhe se ishte nisur ilegalisht për në Kosovë, shkruan Periskopi.
“Sot jemi njoftuar për nisjen e një autobusi me udhëtarë nga Italia për në Kosovë. Nisja ishte ilegale dhe pa autorizm të Ministrisë. Autobusi në fjalë është kthyer prapa në Kroaci”, ka shkruar ai.
Reagimi i plotë i tij:
Sot jemi njoftuar për nisjen e një autobusi me udhëtarë nga Italia për në Kosovë. Nisja ishte ilegale dhe pa autorizm të Ministrisë. Autobusi në fjalë është kthyer prapa në Kroaci.
Rikujtoj se çdo transport i organizuar, tokësor e ajror është i ndaluar deri në një vendim tjetër. Kjo masë preventive është domosdoshmëri e mbrojtjes së qytetarëve tanë.
Për shtetasit e Kosovës, me viza në skadim, do të ketë trajtim. Jam në konsultim të ngushtë me ministrin e Punëve të Jashtme dhe ministrin e Shëndetësisë.












