Abazi nis fushatën elektorale: Veliu e Mustafa në sikron me Thaçin

Zëvendëskryeministri Haki Abazi ka thënë se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe nënkryetari i kësaj partie, deri sot ministër, Agim Veliut, janë në sinkron me ato të Presidentit Hashim Thaçi dhe PDK-në. Përmes një postimi në Facebook, Abazi ka thënë se shpresë ka meqë në LDK ka edhe udhëheqës edhe votues që e duan Kosovën […]
Zëvendëskryeministri Haki Abazi ka thënë se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe nënkryetari i kësaj partie, deri sot ministër, Agim Veliut, janë në sinkron me ato të Presidentit Hashim Thaçi dhe PDK-në.
Përmes një postimi në Facebook, Abazi ka thënë se shpresë ka meqë në LDK ka edhe udhëheqës edhe votues që e duan Kosovën më shumë se Veliu, Mustafa dhe Hoti.
Postimi i plotë:
Është për keqardhje kur ndëgjon deklaratat e Mustafës dhe Veliut e sidomos kur ato janë në sinkron të plotë me Thaçin dhe PDK.
Po e vërtetojnë se asnjë herë dhe në asnjë formë nuk e kanë qëllim interesin e qytetarit, sot kur të gjithë jemi të mobilizuar për të mbrojtur qytetarët nga COVID-19.
Kjo frymë e bllokimit dhe sabotazhës ka qenë edhe kur është refuzuar koalicioni parazgjedhor, edhe në kohën e presionit të pa arësye në negociata, deklaratat kundërthënse dhe ngathtësia e plotë për të vepruar mbrenda ministrisë së punëve të mbrendshme. Si duket puna e mirë e rezultatet e mëdha dhe suksesi i çdo ministrie tjetër kanë frikësuar Veliun.
Shpresë ka meqë në LDK ka edhe udheheqës edhe votues që e duan Kosovën më shumë se Veliu, Mustafa dhe Hoti.












