A po i frikësohet mocionit, Kurti: Nuk ndalem para asnjë pengese

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me situatën e koronavirusit në Kosovë ka folur pak edhe për çështjet politike. I pyetur nga gazetarët lidhur me mocionin e votëbesimit nga LDK, Kurti ka thënë se në këtë kohë krize shëndetësore, Kosovës nuk ju është dashur edhe kriza […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me situatën e koronavirusit në Kosovë ka folur pak edhe për çështjet politike.
I pyetur nga gazetarët lidhur me mocionin e votëbesimit nga LDK, Kurti ka thënë se në këtë kohë krize shëndetësore, Kosovës nuk ju është dashur edhe kriza politike.
“Jam kryeministër me vullnet, program, dije dhe me përvoje të gjatë politike. Nuk ndalem para asnjë pengese. Parashikimet nuk i bëjë unë por analistet. Kësaj krize shëndetësore nuk do të duhej t’ia shtojmë edhe ketë krize politike”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se sot gjatë ditë do të kontaktoi të gjithë kryetarët e Komunave të Kosovës për t’ia dëgjuar kërkesat e tyre, pasi sipas tij, ata janë që po ballafaqohen me kërkesat e shumta të qytetarëve












