A përhapet Koronavirusi nga buka dhe ushqimet e tjera?

Qytetarë të shumtë janë të shqetësuar më mundësinë e përhapjes se virusit COVID-19 përmes bukës apo ushqimeve të tjera. Edhe pse më vendim të Qeverisë është bërë mbyllja e bizneseve, dje kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti në një postim në llogarinë e tij ne Facebook ka treguar se qebaptoret apo mikso/ushqimet mund të shpërndajnë ushqim […]
Qytetarë të shumtë janë të shqetësuar më mundësinë e përhapjes se virusit COVID-19 përmes bukës apo ushqimeve të tjera.
Edhe pse më vendim të Qeverisë është bërë mbyllja e bizneseve, dje kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti në një postim në llogarinë e tij ne Facebook ka treguar se qebaptoret apo mikso/ushqimet mund të shpërndajnë ushqim mirëpo jo të servojnë ata mbi tavolina.
Lidhur më këtë çështje shqetësuese të përhapjes së koronavirusit nga ushqimet Infektologu Pëllumb Pipero është përgjigjur në pytje të shumta.
Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero u është përgjigjur pyetjeve të publikut në lidhje me virusin që ka izoluar vendin.
“A mund të shpërndahet nga buka dhe ushqimet e tjera?” -“Jo, nuk ka studime që Covid-19 të përhapet nga ushqimet. Frutat dhe perimet duhet pastruar disa herë.
Prandaj ju bëjmë thirrje që të qëndroni në shtëpi. Sa herë bëni një punë, lani duart me ujë dhe sapun. A shpërndahet në përmjet ajrit?– “Jo, nuk shpërndahet nëpërmjet ajrit.
Covid-19 është një virus me peshë molekulare shumë të madhe. Transmetohet me anë të spërklave të pështymës.Po ata që kanë bërë bypass, a janë më të rrezikuar?– “Të gjithë jemi të rrezikuar. Shmangnni kontaktet direkte me personat e infektuar./Periskopi/












