7 arsye për të nisur një biznes sa jeni në universitet

7 arsye për të nisur një biznes sa jeni në universitet

Unë fillova biznesin tim në vitin 1999 kur isha ende student. Kishte edhe të mira edhe të këqija nga kjo gjë, por jam shumë falënderues për përvojën dhe do ua rekomandoja edhe ndërmarrësve tjerë ambiciozë. Rrezik i ulët, shpërblim i lartë Çfarë keni për të humbur? Nuk zotëroni asgjë, ju keni disa angazhime në jetën […]

Unë fillova biznesin tim në vitin 1999 kur isha ende student. Kishte edhe të mira edhe të këqija nga kjo gjë, por jam shumë falënderues për përvojën dhe do ua rekomandoja edhe ndërmarrësve tjerë ambiciozë.

Rrezik i ulët, shpërblim i lartë

Çfarë keni për të humbur? Nuk zotëroni asgjë, ju keni disa angazhime në jetën tuaj, dhe skenari më i keq i mundshëm është të ktheheni te ajo që po e bëni tani.

Kjo nuk domethënë se ju duhet të merrni një qasje për të nisur një biznes. Vitet tuaja në universitet do të përfundojnë para se t’a dini, dhe papritmas rreziku do të jetë më i madh. Ju me siguri keni kohë për të filluar një ndërmarrje serioze biznesi në vite të universitetit dhe brenda 12 muajve të kuptoni nëse do funksionojë apo jo. Ndoshta do të keni sukses herën e parë, ndoshta do të ndryshoni metodën, ndoshta do të dorëzoheni oe të filloni diçka të re. Sa më shpejtë që testoni idetë tuaja, aq më mirë.

Burimet e kampusit

Universitetet kanë qasje në lidhjet më të shpejta të internetit, këshillim falas nga profesorët të cilët shpesh kanë dëshirë të përfshihen në bizneset fillestare të studentëve, në dhoma takimi dhe në tjera burime për të cilat do paguanit shumë jashtë kampusit. E vërteta është se ju po paguani për këto burime kampusi, përmes pagesave të shkollimit apo taksave, kështu që përfitoni nga ato.

Arsimim në botën reale

Ju mund të mësoni shumë në klasë. Bota e bizneseve fillestare është një urë e madhe në mes të materialit të mësuar dhe koncepteve të aplikuara. ‘’Nuk ka mënyrë më të mirë për të përshpejtuar rritjen se sa të ndërtoni një kompani’’, thotë ndërmarrësi student Jordan Gonen, një student i vitit të parë në Universitetin e Washington në St. Louis. ‘’Është 100 herë më e vështirë se gjithçka që ndodh në klasë, por gjithashtu 100 herë më e vlefshme se sa çdo mësim libri’’.

Konsumatorë të arritshëm

Studentët janë një burim i vlefshëm për testimin e ideve tuaja. Ata janë të lire, dhe ju tregojnë nëse nuk ju pëlqen ajo që keni për të ofruar. Nëse mund t’i bëni studentët të paguajnë për diçka është një shenjë e mirë se produkti ose shërbimi juaj ka gjasa të suksesit. Studentët janë gjithashtu lidhës. Ata kanë fuqinë për të prodhuar përhapjen.

Këshillimi

Kur isha një student kisha qasje tek të gjithë. E gjitha që duhej të bëja ishte të kontaktoja asistentin e një Kryeshefi Ekzekutiv dhe t’i thoja ‘’Jam një student në BYU dhe po nis një kompani dhe do isha i interesuar të merrja disa këshilla nga ju dhe kështu me radhë’’. Ndërmarrësit e suksesshëm pëlqejnë t’u japin këshilla ndërmarrësve të rinj. Ata do të gjejnë kohë të c ilën nuk do t’a gjenin për dikë tjetër, dhe do të flasin hapur me ju sepse nuk ju shohin si një kërcënim ose si dikë me motiv të mëtejshëm.

Bashkë-themelues

Është e vërtetë se studentët nuk kanë përvojë, por mendojeni në këtë mënyrë, ndërmarrësit e suksesshëm të së nesërmes janë në universitet sot, dhe kur do të keni rast më të mirë për t’i rekrutuar ata se sot, kur ata ende nuk e kuptojnë se çfarë kapaciteti kanë? Zuckerberg i ardhshëm mund të jetë djali ose vajza e ulur pranë jush në orën e financës e cila duket i/e mërzitur.

Ndërtimi i karrierës

Edhe nëse filloni një biznes në universitet dhe ai dështon, është një plus i madh në rezymenë tuaj. Fillimi i një biznesi tregon se ju jeni proaktivë dhe kreativë, lloji i punonjësve të suksesshëm që kompanitë e suksesshme kërkojnë. Përvoja e bizneseve fillestare përderisa jeni në universitet mund t’ju vendosë në rrugë të shpejtë të mundësive të udhëheqjes në një tjetër kompani nëse vendosni se nuk jeni gati të jeni ndërmarrës me orar të plotë dhe dëshironi të fitoni përvojë në punë së pari.

A ka aspekte negative të nisjes së një biznesi përderisa jeni në universitet? Sigurisht, ju mund të shpenzoni para duke lansuar biznesin tuaj dhe do të humbisni orë të gjata pa gjumë. Por këto investime shpaguhen në tjera mënyra, duke e bërë një përvojë shpërblyese për të cilën gjithmonë do të jeni mirënjohës. (Joshua Steimle/Entrepreneur)

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar