Zyra Ligjore e Kryeministrit e mohon se qëndron prapa opinionit ligjor që paraqiti dje kryeministri

Zyra Ligjore e Kryeministrit e mohon se qëndron prapa opinionit ligjor që paraqiti dje kryeministri

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti letërkëmbimin e presidentit Hashim Thaçi në vitin 2013 si kryeministër me ish- sekretarin e NATO-s Anders Fogh Ramussen, tek opinioni e ka paraqitur si një marrëveshje sekrete. Në letrën që Kurti ia kishte nisur kryeparlamentares Osmani, thuhej se për këtë ‘marrëveshje’, presidenti Thaçi edhe mund të shkarkohet. Në një konferencë […]

Në letrën që Kurti ia kishte nisur kryeparlamentares Osmani, thuhej se për këtë ‘marrëveshje’, presidenti Thaçi edhe mund të shkarkohet.

Në një konferencë të parë për media që mbajti dje kryeministri Kurti në këtë cilësi, tha se letra e tij dërguar kryetares se Kuvendit me ato konstatime, i ishte referuar opinionit ligjor të zyrës së kryeministrit, shkruan Periskopi

Por nga zyra ligjore e kryeministrit, është mohuar  një gjë e tillë.

Mentor Borovci drejtor i Zyrës Ligjore të kryeministrit në një përgjigje për Periskopin  tha se kjo letër nuk ka kaluar nga e zyra ligjore.

Borovci thotë se çdo opinion që lëshon zyra ligjore shkruhen dhe nënshkruhen nga zyrtarët përgjegjës duke përfshirë edhe drejtorin.

“Nuk është shkruar nga ana e zyrës ligjore. Nuk ka kaluar as nga ne, opinionet e zyrës ligjore shkruhen edhe nënshkruhen nga zyrtarët përgjegjës, përfshirë edhe drejtorin e zyrës ligjore. Çdo opinion që e lëshon zyra ligjore ne e autoidentifikojmë duke nënshkruar dhe marrim përgjegjësi profesionale”, ka thënë Borovci në një përgjigje për Periskopin.

Për këtë referim Kurti gjatë ditës së djeshme ka marrë kritika të shumta edhe nga njohës të çështjeve juridike në vend. Avokati, Dasdit Pallaska njohës i çështjeve juridike, tha se ka mundësi që kryeministri nuk ka gjetur asnjë jurist që e nënshkruan një ferman qesharak siç e quan ai.

Ka thënë se referencat ligjore janë hedhur si të ishin kocka zari në tavolinë bixhozi.

“Edhe kjo ndodhi në Kosovë, “opinion ligjor” pa autor. Dhe atë nga zyra e Kryeministrit me notën ma të naltë mesatare gjatë studimeve universitare në histori të Kosovës dhe rajonit. Ka edhe mundësi që nuk kanë gjetur asnjë jurist që e nënshkruan një ferman qesharak të urdhëruar nga shefi ku referencat ligjore janë hedhur si të ishin kocka zari në tavolinë bixhozi”, ka shkruar Pallaska në Facebook. /Periskopi/

Të ngjashme
Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit