Zëvendësministri iranian që u infektua me virusin: Do ta mposhti koronën (Video)

Zëvendësministri iranian i shëndetësisë, Iraj Harirchi është infektuar me koronavirus, raportuan mediat atje, përktheu Periskopi. Ndërkohë, në një video të publikuar në Twitter, Harirchi ka konfirmuar vet se është infektuar me këtë virus. “Do ta mposhti koronën’, ka thënë politikani iranian. Irani është një nga vendet më të prekura në botë, ku është raportuar për […]
Zëvendësministri iranian i shëndetësisë, Iraj Harirchi është infektuar me koronavirus, raportuan mediat atje, përktheu Periskopi.
Ndërkohë, në një video të publikuar në Twitter, Harirchi ka konfirmuar vet se është infektuar me këtë virus.
“Do ta mposhti koronën’, ka thënë politikani iranian.
Irani është një nga vendet më të prekura në botë, ku është raportuar për të paktën 50 të vdekur nga ky virus. Harirchi pati deklaruar se ky numër nuk është i saktë dhe po se do të ishte ‘vetëm gjysma e tij’ ai do të jeptë dorëheqje./Periskopi/
?حریرچی: من هم کرونایی شدم، حتما کرونا را شکست می دهیم. pic.twitter.com/O0zsfDwgAS
— خبرگزاری فارس (@FarsNews_Agency) February 25, 2020












