Zëvendëskryeministri i ardhshëm, Haki Abazi kundër presidentit Donald Trump

Zëvendëskryeministri i ardhshëm, Haki Abazi kundër presidentit Donald Trump

Zëvendëskryeministri i ardhshëm në Qeverinë e Kosovës, Haki Abazi para katër viteve në një pronocim për media kishtë thënë se ardhja në pushtet e tani presidentit të SHBA’së, Donald Trump do të ishte e dëmshme për Ballkanin. Sipas Haki Abazit të nominuarit nga Vetëvendosje për zëvendëskryeministër do të ishte e dëmshme për Ballkanin zgjedhja e […]

Sipas Haki Abazit të nominuarit nga Vetëvendosje për zëvendëskryeministër do të ishte e dëmshme për Ballkanin zgjedhja e Donald Trump, në postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara.

“Trump deklarohet hapur se ka simpati ndaj politikave të presidentit Putin. Nga kjo mund të ketë vetëm një përfitues, ai është elementi serb. Por, i gjithë Ballkani do të jetë në një situatë të rikthyer të konfliktit Lindje-Perëndim, që nuk ka sjellë dobi në të kaluarën e nuk do të sjellë as në të ardhmen”, kishte thënë ai.

Abazi po ashtu jepte shembuj konkretë për këtë rast.

“Republika Serbe në Bosnje, Maqedonia dhe veriu i Kosovës mjaftojnë për një konflikt lokal rajonal”, shtoi më tej Haki Abazi.

Por sipas Abazit ishte krejt e kundërta në rastin e Hillary Clintonit e cila kishte qenë kundër kandidate e Trump në zgjedhjet e fundit në SHBA.

“Ka një lidhje të drejtpërdrejtë dhe emocionale për faktin se, Clinton ka qenë Zonjë e Parë gjatë ndërhyrjes si në Bosnje, edhe në Kosovë. Ka gjithashtu një analizë më të detajuar për rëndësinë gjeopolitike të Ballkanit në konfliktin Rusi-Perëndim. Dhe ana e Turqisë do të jetë një shtytje e shpejtë e përfshirjes së Balkanit në Bashkimin Europian. Duke pasur parasysh që Britania ka zvogëluar interesin në Ballkan pas ‘Brexit’-it dhe Europa është para sfidës së një rritjeje të influencës së ekstremit të djathtë si në Francë e Gjermani, që janë kundër zgjerimit të BE-së dhe kundër shpërndarjes së të mirave, për vende që mendojnë se nuk e meritojnë të jenë pjesë pa dhënë kontributin e tyre”, pati deklaruar  Abazi.

Megjithatë, Haki Abazi besonte se shumica e amerikanëve nuk do të zgjedhin Trumpin për president.

“Një shtet që ka motorët e modelit progresiv në botë nuk do të lejojë që të vijë Trumpi, i cili ka ndërtuar platformën e tij politike mbi ide ksenofobike, islamofobike, antilatino-amerikane, duke diskriminuar gjininë femërore dhe emigrantët, që në fakt janë njerëz që bëjnë punë të rënda dhe të rëndësishme në funksionimin e shoqërisë amerikane. E shoh të pamundur, jo për faktin se Clinton është freskia më e madhe në kuptimin e mendimit progresiv, por për faktin se, sa ulët dhe sa larg është Trump me realitetin e shoqërisë amerikane”, kishte thënë Abazi.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?