Zëdhënësi i Borrellit: Emërimi i të dërguarit për dialogun është ide, nuk është përfundimtar

Zëdhënësi i Borrellit: Emërimi i të dërguarit për dialogun është ide, nuk është përfundimtar

Emërimi i një të dërguari të posaçëm evropian për dialogun Kosovë-Serbi nuk është përfundimtar, por një ide që shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, e ka diskutuar me zyrtarët në Prishtinë dhe Beograd, tha për gazetarët në Bruksel zëdhënësi i Borrellit, Peter Stano. “Në takimet me bashkëbiseduesit e tij, Borrell e ka përmendur idenë që […]

Emërimi i një të dërguari të posaçëm evropian për dialogun Kosovë-Serbi nuk është përfundimtar, por një ide që shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, e ka diskutuar me zyrtarët në Prishtinë dhe Beograd, tha për gazetarët në Bruksel zëdhënësi i Borrellit, Peter Stano.

“Në takimet me bashkëbiseduesit e tij, Borrell e ka përmendur idenë që një zyrtar evropian të ngarkohet me agjendën evropiane të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Kjo ka qenë një nga shumë idetë që janë diskutuar me partnerët”, tha Stano.

Ai tha se nuk dëshiron t’i komentojë spekulimet në mediat lokale rreth të dërguarit të BE-së, duke shtuar se është “shumë herët të flitet për statusin, gradën apo emrin e atij personi”.

Borrell, javën e kaluar, ka vizituar Prishtinën dhe Beogradin.

Pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ai ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të emërojë një përfaqësues të posaçëm, i cili do të angazhohet më shumë në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë është ndërprerë në fund të vitit 2018 kur Kosova u ka vënë taksë 100 për qind importeve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Serbia e ka kushtëzuar rikthimin në dialog me heqjen e taksës.

Vitin e kaluar, Departamenti amerikan i Shtetit dhe Shtëpia e Bardhë kanë emëruar të dërguarit e tyre të posaçëm në dialogun Kosovë-Serbi.

Ky proces, që ka nisur në vitin 2011, është ndërmjetësuar vazhdimisht nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, ndërsa ka pasur mbështetjen e SHBA-së.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?