Zbardhen detajet e takimit të kryeministrit Rama me sekretarin amerikan Pompeo

Zbardhen detajet e takimit të kryeministrit Rama me sekretarin amerikan Pompeo

Departamenti Amerikan i Shtetit jep detaje nga takimi që sekretari Mike Pompeo zhvilloi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në njoftim për shtyp të DASH thuhet se sekretari Pompeo riafirmoi mbështetjen e SHBA për synimin e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE. Pompeo bisedoi me Ramën dhe për reformën në drejtësi, atë zgjedhore dhe NATO-n. […]

Në njoftim për shtyp të DASH thuhet se sekretari Pompeo riafirmoi mbështetjen e SHBA për synimin e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE. Pompeo bisedoi me Ramën dhe për reformën në drejtësi, atë zgjedhore dhe NATO-n.

“Sekretari i Shtetit, Michael Pompeo u takua me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Washington. Sekretari Pompeo dhe kryeministri Rama diskutuan rreth priopriteteve gjatë kryesimit të OSBE nga Shqipëria. Sekretari ritheksoi mbështetjen e fortë të SHBA për qëllimin e Shqipërisë për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian dhe reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore.

Sekretari përgëzoi Kryeministrin për përkushtimin e palëkundur të qeverisë së tij ndaj ndarjes së barrës së NATO-s, për reagimin kundër veprimtarisë dashakeqe të Iranit dhe për ndërmarrjen e një roli udhëheqës rajonal në mbrojtjen e rrjeteve të komunikimit të gjeneratës së ardhshme”, shkruhet në njoftimin e DASH.

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka zgjedhur rrjetet sociale për të dhënë detaje nga takimi me zyrtarin e lartë amerikan, Mike Pompeo.

“Në zyrën e Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, për Rindërtimin, paketën AntiKÇK, Shengenin Rajonal dhe dialogun Kosovë – Serbi, si edhe sfidat e përbashkëta të aleancës sonë strategjike, ku Shqipëria mbetet besnikërisht e lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Edi Rama në Facebook.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?