Vjosës i shkuan në zyrë dy persona mjaftë specialë (FOTO)

Pak para marrjes së detyrës si kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pasur sot një vizitë shumë speciale në zyrën e saj. Osmanin e kanë vizituar dy vajzat e saj. Fotografinë e binjakeve nënë e të cilave është Osmani, e ka postuar vet kjo e fundit, duke thënë se këto janë vizitoret e […]
Pak para marrjes së detyrës si kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pasur sot një vizitë shumë speciale në zyrën e saj.
Osmanin e kanë vizituar dy vajzat e saj.
Fotografinë e binjakeve nënë e të cilave është Osmani, e ka postuar vet kjo e fundit, duke thënë se këto janë vizitoret e para të saj para marrjes së detyrës.
“Mirëmëngjesi nga dy vizitoret e para pas marrjes së detyrës së re. ?”, ka qenë mbishkrimi i kësaj fotografie.
Vjosa Osmani është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës në seancën e djeshme të thirrur pikërisht për këtë çështje. Ajo mori 65 vota për, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim./Periskopi/













