Vjosa Osmani për emrat e LDK-së në Qeverinë Kurti: Më me rëndësi janë veprat, se sa emrat

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Vjosa Osmani, ka folur sot për media pas arritjes së marrëveshjes mes partisë së saj dhe Vetëvendosjes për koalicion qeveritar. Kandidatja për kryeministre që i mori mbi 170 mijë vota deklaroi se gjatë këtij procesi të cilin e ka cilësuar edhe të mundimshëm, nuk ka pasur asgjë më […]
Kandidatja për kryeministre që i mori mbi 170 mijë vota deklaroi se gjatë këtij procesi të cilin e ka cilësuar edhe të mundimshëm, nuk ka pasur asgjë më të rëndësishme se sa jetësimi “i vullnetit të qytetarëve të Kosovës.”
Më tej, ajo ka thënë se në Këshillin e Përgjithshëm do ta diskutojnë marrëveshjen në parim, ndërkaq sa i përket emrave të cilët do t’i udhëheqin ministritë, ka deklaruar se sot gjatë ditës do të bisedohet për këtë temë.
“Ne sot në këshill të përgjithshëm do të diskutojmë vetëm për marrëveshje kurse sa i përket emrave besoj që në ndërkohë gjatë ditës do të diskutohet dhe kush do të jenë përfaqësuesit e LDK-së në qeveri dhe këto diskutime janë të domosdoshme. Do ti kemi ato [emrat] para seancës së nesërme. Për mua është më rëndësi qe vullneti i qytetarëve u realizua dhe të gjitha çështjet tjera janë më pak të rëndësishme dhe nesër shpresoj të kemi planin që e kemi hartuar bashkë me VV-në dhe në fund nuk janë më rëndësi emrat sa janë veprat”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se roli i pakicave është i rëndësishëm dhe shpreson që do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme.
“Roli i pakicave është shumë i rëndësishëm dhe të njëjtit mund të kontribuojnë në të mirën e interesave të qytetarëve”, ka thënë ajo./Periskopi












