Vietnami i jep shpresë botës: I shëron të gjithë të prekurit me koronavirus

Autoritetet shëndetësore në Vietnam raportojnë se, të gjithë pacientët që rezultuan pozitiv me koronavirus në vend, janë shëruar dhe që prej 13 shkurtit nuk është shënuar asnjë rast i ri. Ministria e Shëndetësisë sqaron se në Vietnam ishin të prekur 16 persona me virusin vdekjeprurës dhe tashmë edhe një pacientë i fundit nga ëuhani është […]
Autoritetet shëndetësore në Vietnam raportojnë se, të gjithë pacientët që rezultuan pozitiv me koronavirus në vend, janë shëruar dhe që prej 13 shkurtit nuk është shënuar asnjë rast i ri.
Ministria e Shëndetësisë sqaron se në Vietnam ishin të prekur 16 persona me virusin vdekjeprurës dhe tashmë edhe një pacientë i fundit nga ëuhani është shëruar dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjithashtu, në reanimacion ndodhet dhe një foshnje 3-muajshe, e cila nuk ka më shenja nga virusi. Vietnami shënoi të infektuarit e parë me koronavirus në 23 janar dhe 2 pacientët e parë ishin shtetas kinezë.












