Veliu, ministër i Kurtit: Podujeva në Zgjedhje ndërsa Bulliqi i VV-së u zotua se do ta marrin komunën e tij

Agim Veliu është nominuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës [LDK] për ministër të Punëve të Brendshe në qeverinë që pritet të formohet nesër me kryeministër Albin Kurtin. Emërimi i z.Veliu në këtë pozitë do ta çonte drejt zgjedhjeve të parakohshme komunën e Podujevës, e konsideruar tash e një kohë të gjatë si “bastion i LDK-së”. […]
Emërimi i z.Veliu në këtë pozitë do ta çonte drejt zgjedhjeve të parakohshme komunën e Podujevës, e konsideruar tash e një kohë të gjatë si “bastion i LDK-së”.
Dhe, është pikërisht Lëvizja Vetëvendosje ajo që kishte qenë oponenti kryesor në zgjedhjet lokale të nëntorit të vitit 2017 duke i cenuar pushtetin nënkryetarit të LDK-së, shkruan Periskopi.
Në atë kohë, Ajet Potera nga Vetëvendosje kishte dalë i dyti në raundin e parë të zgjedhjeve ndërkaq Veliu nuk kishte mundur të fitonte mbi 50 për qind të votave.

Në raundin e dytë, Veliu megjithatë ia doli që të fitonte bindshëm me 63,78 për qind të votave në krahasim me Poterën që i kishte vetëm 36,22 për qind.
Muaj më parë, Shpejtim Bulliqi që kishte aderuar në Vetëvendosje nga LDK-ja, kishte deklaruar se “LDK do ta humbte bastionin e Podujevës, pasi që diferenca me Vetëvendosjen ishte shumë e vogël.”
Ai ka treguar se kishte qenë drejtor i Arsimit në komunën në fjalë.
Po, unë kam punuar për dy mandate si drejtor i Arsimit në Komunën e Podujevës, atëherë kur isha pjesë e LDK-së. Një gjë e rëndësishme është që zgjedhjet e fundit kanë treguar se LDK do ta humb bastionin e Podujevës, pasi që ishte një diferencë shumë e vogël me Vetëvendosjen”, kishte thënë Bulliqi.












