Thaçi: Të zbardhet sa më shpejt vrasja tinëzare e Qerim Kelmendit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, e ka quajtur tinëzare vrasjen e Qerim Kelmendit. Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se Kelmendi ishte njëri prej luftëtarëve më të hershëm të UÇK-së, përcjell Periskopi. Ai u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që ta zbardhin këtë vrasje sa më shpejtë që të jetë e mundur. […]
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, e ka quajtur tinëzare vrasjen e Qerim Kelmendit.
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se Kelmendi ishte njëri prej luftëtarëve më të hershëm të UÇK-së, përcjell Periskopi.
Ai u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që ta zbardhin këtë vrasje sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Postimi i plotë i Presidentit në Facebook:
Vrasja tinëzare e Qerim Kelmendit, njërit prej luftëtarëve më të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte tronditëse për mua dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. I bëj thirrje urgjente institucioneve të rendit dhe ligjit, që ta zbardhin këtë vrasje të tmerrshme sa më shpejtë që është e mundur dhe kryesit e saj t’i vendosën para drejtësisë. Familjes Kelmendi dhe gjithë bashkëluftëtarëve të Qerimit u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta, duke i siguruar se do t’i përdorim të gjithë mekanizmat ligjorë të shtetit për ta zbardhur këtë vrasje mizore! HTH












