Thaçi pas takimit me Pompeon: Kosova është e bekuar me besimin dhe partneritetin e ShBA-së

Presidenti Hashim Thaçi sot ka takuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo,shkruan Periskopi. Presidenti Thaçi tha se Kosova e SHBA gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera, dhe se këto raporte do të vazhdojnë të thellohen edhe më tutje. Ai përmes një postimi në Twitër ka falënderuar SHBA’në për angazhimin dhe mbështetjen e plotë që po ua japin […]
Presidenti Thaçi tha se Kosova e SHBA gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera, dhe se këto raporte do të vazhdojnë të thellohen edhe më tutje.
Ai përmes një postimi në Twitër ka falënderuar SHBA’në për angazhimin dhe mbështetjen e plotë që po ua japin Kosovës.
“Bashkëbisedim briliant dhe dakordim i plotë për rrugën përpara SHBA dhe Kosova kanë lidhje të shkëlqyera dhe do të vazhdojmë ti thellojmë ato. Faleminderit Sekretarit Pompeo për përkushtimin e juaj në mbështetjen e Kosovës drejt integrimit të plotë në familjen Euro-Atlantike. Kosova është e bekuar me besim dhe partnership me SHBA’në”, ka shkruar Thaçi në Twitër.
Ja postimi i plotë i presidentit Thaçi:
Brilliant exchange & full accordance on the way ahead. US & Kosovo enjoy excellent relations & we’ll cont. deepening them. Thank you @SecPompeo for your commitment to support Kosovo’s full integration in the Euro-Atlantic family. Kosovo is blessed w/ the trust & partnership of US pic.twitter.com/rFYpyFA7XV
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) February 26, 2020












