Thaçi lajmërohet nga Washingtoni: Ditë e ngjeshur, jemi të bekuar me miqësinë e ShBA-ve

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron në Washington të ShBA-ve në një vizitë zyrtare. Së fundi, kryeministri Kurti ka kërkuar që të analizohej një letërkëmbim privat i tij me Sekretarin e Përgjithshëm Andres Fogh Rasmussen, e të cilin e kishte konsideruar si “marrëveshje sekrete” në dëm të demokracisë së vendit. Por, presidenti […]
Por, presidenti Thaçi e ka shpërfillur krejtësisht një temë të tillë politike që sapo u çel në Kosovë, duke e postuar një status në Facebook e në të cilin thotë se do të ketë “një ditë të ngjeshur” me takime në Pentagon, Departament të Shtetit dhe në IDFC.
Ai e përmbyll statusin e tij duke deklaruar se “Kosova është e bekuar me miqësinë dhe aleancën strategjike që ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”, përcjell Periskopi.
Duket se ai një reagim të tillë e ka bërë edhe për të treguar që e ka të pamundur të komentojë interpretimin që i bëri Kurti letërkëmbimit të tij me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s.
Madje, Kurti deklaroi se nuk do ta publikonte fare ‘marrëveshjen sekrete’ të Thaçit nëse ky i fundit do të pranonte të takohej me të – që ndjell shqetësime mbi seriozitetin e tij. /Periskopi













