Tensione në LDK: Albin Kurti e përdorë Vjosa Osmanin për ta larguar Agim Veliun nga Qeveria

Tensione në LDK: Albin Kurti e përdorë Vjosa Osmanin për ta larguar Agim Veliun nga Qeveria

Gjendja që po dukej se po shkonte e qetë drejt seancës së nesërme të Kuvendit të Kosovë ka eskaluar pasdite. Kandidatja për Kryeministre e LDK’së, Vjosa Osmani, është përplasur me krerët e partisë rreth mënyrës se si kanë vendosur t’i ndajnë resorët qeveritare. Vjosa Osmani e kishte kërkuar pozitën e Ministres së Punëve të Brendshme […]

Kandidatja për Kryeministre e LDK’së, Vjosa Osmani, është përplasur me krerët e partisë rreth mënyrës se si kanë vendosur t’i ndajnë resorët qeveritare. Vjosa Osmani e kishte kërkuar pozitën e Ministres së Punëve të Brendshme dhe atë të Zëvendëskryeministres. Mirëpo, kjo gjë nuk ka ndodhur për shkak se Isa Mustafa ka anuar në drejtim të Agim Veliut.

Ajo i ka paralajmëruar në orët e pasdites se nuk e pranon pozitën e Kryetares së Kuvendit.

Ndërkohë, kur kishte përfunduar procesi elektoral, zyrtarët e LDK’së kishin thënë se Vjosa Osmani do të zgjedhë se ku dëshiron të shkojë në pozitat insitucionale.

Si duket, Albin Kurti nuk po i pëlqen që të jetë pjesë e ekzekutivit të tij nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu i cili gjatë kohës se bisedimeve mes LDK’së dhe VV’së kishte qenë më i zëshmi dhe më skeptiku për një koalicion me Vetëvendosjen dhe kështu z. Kurti po e përdorë Vjosa Osmanin që ta largojë Agim Veliun nga pozita e ministrit.

Mbetet e paqartë se si do të reagojë nesër Vjosa Osmani apo që partia të mund të reflektojë dhe të ndryshojë vendimin e fundit për emërimet në pozitat qeveritare.

Vlen të theksohet se Isa Mustafa dhe Agim Veli për pozitat ministrore.

Ndërkohë, LDK në mbledhjen e sotme të Kryesisë ka vendosur që Avullah Hoti do tëjetë Zëvendëskryeministër.

Anton Quni është propozuar për Ministër të Mbrojtjes. Besian Mustafa për Ministër të Bujqësisë. Hykmete Bajrami për Ministre të Arsimit. Vlora Dumoshi është propozuar për Ministre të Kulturës, derisa Lumir Abdixhiku për Ministër të Infrastrukturës.

Ndryshe, edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka propozuar ditë më parë emrat për ministra dhe zëvendëskryeministrin e dytë.

Ai ka njoftuar se ka zgjedhur për zëvendëskryeministër të dytë, Haki Abazin.

Ndërkaq, si ministre të drejtësisë, Kurti kishte njoftuar se e kishin zgjedhur Albulena Haxhiun.

Ministër i Punëve të Jashtme ishte propozuar Blerim Reka, i cili pritet të zëvendësohet nga Glauk Konjufca, ndërsa, Ministër i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi.

Për Ministër të Ekonomisë Kurti ka propozuiar Rozeta Hajdarin.

Kurse Arben Vitia është propozuar si Ministër i Shëndetësisë dhe Sportit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?