Të rinjtë e AAK-së pasi gjuajtën me vezë Avdullah Hotin, i dërgojnë plazma Albin Kurtit

Të rinjtë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pas aksionit të së shtunës kur gjuajtën me vezë zëvendëskryeministrin e Kosovës Avdullah Hotin, si kundërshtim pë heqjen e taksës së prodhuesve të Kosovës, sot kanë zhvilluar një tjetër aksion simbolik. Të hënën ata zhvilluan një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, ku kanë kërkuar që të […]
Të rinjtë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pas aksionit të së shtunës kur gjuajtën me vezë zëvendëskryeministrin e Kosovës Avdullah Hotin, si kundërshtim pë heqjen e taksës së prodhuesve të Kosovës, sot kanë zhvilluar një tjetër aksion simbolik.
Të hënën ata zhvilluan një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, ku kanë kërkuar që të mos hiqet taksa ndaj produkteve serbe.
Ata kanë vendosur para Qeverisë pankarta me mbishkrime të tilla si ‘Albin, tash Serbia kalon a po nuk kalon?, ‘Na ktheni të zhdukurit e jo taksën’.
Përfaqësuesit e këtij aktiviteti simbolik i kanë ‘dërguar’ edhe një kuti me ‘plazma’ Albin Kurtit, duke thënë se ‘ndoshta e ka marrë malli për produkte serbe’.
Ata kanë hedhur në oborrin e Qeverisë një kuti gjigante me biskotat e njohura të prodhuara në Serbi. Periskopi/















