Tahiri: Për Rozeta Hajdarin jemi mundu boll kur ka punu me ne, por ka qenë e paaftë

Aberlad Tahiri i PDK’së, ka folur rreth emrave të ministrave të ri që do të udhëheqin ministrit e ndryshme, duke thënë se disa prej tyre nuk janë të paaftë për udhëheqje dhe se ka ministra që ka dyshime e akuza ndaj tyre. Tahiri ka theksuar se ministrija e tanishme e Albin Kurtit, ajo e Ministrisë […]
Tahiri ka theksuar se ministrija e tanishme e Albin Kurtit, ajo e Ministrisë së Tregtësisë, Rozeta Hajdari është e paaftë duke thënë se në vitin 2008 atë e kishin larguar nga pozita e këshilltares me arsyetimin se ajo ishte e paaftë.
Tutje Tahiri tha se janë mundur mjaftë shumë ta mësojnë por ka qenë e paaftë dhe se kanë qenë të detyruar ta shkarkojnë, përcjell Periskopi
“Në 2008 e kemi larguara nga kabineti për shkak të paaftësisë që ka pasur ajo ndërkaq sot është emëruar Ministre e Tregtisë, dikur ka qenë këshilltare e që unë e kam larguar, jemi mundu boll kur ka punu me ne, por ka qenë e paaftë”, tha Tahiri në Debat Plus/Periskopi












