Tahiri: Kurti 23 vjet opozitë i hodhi poshtë dje për 24 minuta të fjalimit të tij

Abelard Tahiri nga PDK’ja ka hedhur akuza ndaj kryeministrit të tanishëm Albin Kurtit, duke thënë se dje është votuar qeveria e tij pa e parë programin e tij politik. Tahiri tha se Kurti nuk ishte në gjendje të sjellë një 50 faqe program për të diskutuar deputetët aty dhe se arsyeton fjalimet e kolegëve të […]
Tahiri tha se Kurti nuk ishte në gjendje të sjellë një 50 faqe program për të diskutuar deputetët aty dhe se arsyeton fjalimet e kolegëve të tij duke thënë se është dashur për diçka për të folur dje meqenëse nuk e ka sjellë Kurti programin, përcjell Periskopi.
“E shifsha flamurin lara larae jo Kurtin, dje deputet i kanë pas dy mundësi ose me fole për program ose për të. Unë nuk di qysh votohet nje qeveri pa treguar programin. Në Kuvend duhej të diskutohej për programin, dje nuk ke i gatshëm me sjellë një 50 faqe program deputetëve. Ai 23 vjet opozitë i hodhi poshtë dje për 24 minuta të fjalimit të tij”, tha Tahiri në Debat Plus/Periskopi












